Brukseli po propozon të rrisë tavanin maksimal të buxhetit të BE, duke krijuar një bllokadë për të mbrojtur klasifikimin e kreditit të AAA të unionit, ndërsa zgjeron kapacitetin e tij të kreditimit.
Komisioni Europian dëshiron të japë fuqi të mjaftueshme shpenzimeve për buxhetin e BE-së, për t’i dhënë bllokut kështu më shumë hapësirë për të nënshkruar kredi të lira për vendet e eurozonës të goditura nga goditjet e ardhshme ekonomike, që nuk kërkojnë një paketë shpëtimi të plotë.
Një propozim i komisionit i parë nga Financial Times argumenton se BE-ja ka nevojë për më shumë “hapësirë” në buxhetin e saj për të mbuluar “përdorimin në rritje” të instrumenteve financiare, duke përfshirë një “instrument stabilizimi për zonën e euros”.
Ky veprim është një përpjekje nga komisioni për të kënaqur thirrjet nga Emmanuel Macron, presidenti francez, për eurogrupin, për të mbështetur “sovranitetin” e tij.
Ky propozim vjen kur komisioni përgatitet të zbulojë një plan javën e ardhshme për buxhetin e BE-së 2021-2027, i cili do të kombinojë rritjen e shpenzimeve në fushat prioritare të reja, me shkurtime të programeve që mbështesin fermerët dhe zhvillimin ekonomik në rajonet më të varfra.
Projekt propozimi nuk përcakton shifra të sakta. Por zyrtarët e BE kanë diskutuar ngritjen e të ashtuquajturit “tavan të burimeve të veta” – shuma maksimale e parave që bashkimi mund të rritë nga shtetet anëtare në një vit – nga 1.2 në 1.3 përqind të të ardhurave kombëtare bruto.