Polonia do të apelojë kundër rregullave të Bashkimit Europian që parashikojnë t’i japin fund shitjes së makinave me lëndë djegëse fosile në të gjithë bllokun duke nisur nga viti 2035 në Gjykatën më të Lartë të BE-së brenda disa ditësh, deklaroi të hënën ministrja e Klimës, Anna Moskwa.
Paketa e rregulloreve të BE-së, e miratuar në fillim të këtij viti, synon të krijojë një treg të ri karboni për të frenuar emetimet e ndërtesave dhe transporteve, duke reduktuar në zero emetimet e karbonit të makinave dhe furgonëve, duke nisur nga viti 2035.
Polonia është i vetmi vend që e ka kundërshtuar vazhdimisht propozimin dhe ka votuar kundër rregullave, duke argumentuar se nuk ka një analizë të thelluar të pasojave sociale dhe të tregut të ndalimit.
“Nuk jemi dakord me këtë dhe dokumente të tjera të paketës Fit for 55 dhe do t’i drejtohemi Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Shpresoj që vendet e tjera të na bashkohen” – deklaroi Moskëa për Radio Zet të hënën.
“Ne do ta paraqesim mocionin në ditët në vijim”.
/ Reuters
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.