Prodhuesit e këpucëve janë në vështirësi për gjetjen e lëndës së parë. Për shkak të krizës nga Covid-19, industria ende vuan bllokimin e punës të fabrikave furnizuese, si në Itali, Turqi, Indi dhe Tunizi.
Shitjet e këpucëve të modës krahasuar me vjet janë rritur, ndërsa në raport me periudhën para pandemisë janë 25% më pak. Administratori i kompanisë “Fital”, z. Skënder Pashaj i ftuar në Monitor Brief Insight tha se parashikon që rikuperimi i sektorit të nisë pas marsit të 2023. Detajet i gjeni në intervistën e plotë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.