Punësimi ngadalësohet në SHBA ndërsa rastet e virusit rriten

04/12/2020 3:56 PM 0 komente

Punësimi në Shtetet e Bashkuara u ngadalësua ndjeshëm muajin e kaluar ndërsa vendi u përball me një rritje të rasteve të reja të koronavirusit.

Punëdhënësit shtuan vetëm 245 mijë vende pune, tha Departamenti i Punës. Kjo ishte nën pritshmëritë e shumë ekonomistëve. Shkalla e papunësisë ra në 6.7% nga 6.9% një muaj më parë, pjesërisht sepse shumë njerëz ndaluan së kërkuari punë.

Raporti vjen ndërsa disa programe kryesore për lehtësimin e goditjes së pandemisë, duke përfshirë përfitimin e papunësisë do të skadojnë në fund të muajit.

Analistët thanë se shifrat tregojnë rrezikun që rimëkëmbja ekonomike është duke ngecur dhe nënvizojnë nevojën që Kongresi të miratojë stimuj të mëtejshëm.

Afërsisht 12 milionë njerëz do të humbasin aksesin në përfitimet e papunësisë në fund të Dhjetorit, sipas një raporti të fundit nga Fondacioni “Century”. Më shumë se katër milion njerëz tashmë iu është ndërprerë ndihma.

“Që Kongresi të lejojë që shumë punëtorë të hiqen nga ndihma … është e pashembullt,” thuhet më tej në raport.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rifituar afërsisht gjysmën e vendeve të punës të humbura këtë pranverë në kulmin e bllokimeve, rreth 10.7 milionë njerëz mbeten të papunë, tha Departamenti i Punës. 7.1 milionë të tjerë do të dëshironin një punë, por nuk llogariten si të papunë, sepse ata kanë hequr dorë nga kërkimi i punës, sipas raportit./BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of