Nga rreth 638 milionë euro të planifikuara për shpenzime kapitale, deri më 31 maj 2012 janë shpenzuar 174.8 milionë euro.
Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës thonë se puna është ngadalësuar për shkak të dimrit të gjatë dhe të vështirë.
Shifrat japin një panoramë tjetër, pasi gjatë muajit shkurt institucionet kanë shpenzuar 75.14 milionë euro në projekte kapitale, ndërsa për tre muajt e pranverës (mars, prill dhe maj) kur kushtet atmosferike janë më të mira, janë shpenzuar rreth 90 milionë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.