Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina janë renditur si shtetet me më pak liri ekonomike, së bashku me vende si Etiopia, Azerbajxhan dhe Rusia në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2012,
të publikuar nga Fondacioni Amerikan Heritage dhe “Ëall Street Journal”.
Renditja vjetore vlerëson zbatimin e rregullave të çdo vendi, madhësinë e qeverisë, masat rregullatore, sa i hapur është tregu i tyre dhe faktorë të tjerë.
Bosnja ka vlerësimin më të ulët në rajon, duke u renditur e 104-a nga 179 shtete dhe e 38-ta nga 43 shtete europiane. Sipas vëzhgimit, Bosnja ka “mbrojtje të varfër të të drejtave të pronësisë dhe korrupsion të përhapur,
i cili nuk nxiste aktivitetin sipërmarrës, ndërsa zbatimi i rregullave të lojës është i dobët dhe subjekt i ndërhyrjes politike”.
Serbia renditet në vendin e 98, me pikë të pandryshuara në krahasim me vitin e kaluar, duke e bërë atë të dytën me renditjen më të keqe në rajon.
Pikët e saj të pandryshuara reflektojnë përmirësime modeste në tregti dhe liri monetare që tejkalohen nga humbjet në lirinë e biznesit dhe menaxhimin e shpenzimeve qeveritare, sipas gjetjeve të vëzhgimit.
Shtetet e tjera të Ballkanit janë vendosur në grupin e shteteve me liri të moderuara, së bashku me shumë vende europiane si Franca, Portugalia, Belgjika dhe Sllovenia.
Maqedonia ka renditjen më të mirë në rajon, në vendin e 43-të, pothuajse 15 vende më lart se shteti i dytë, Shqipëria.
Sipas raportit, qeveria në Shkup ka ndërmarrë reforma domethënëse në shumë sektorë të ekonomisë gjatë viteve të fundit, duke frymëzuar rritje ekonomike dhe nxitje të sektorit sipërmarrës.
Në krahasim me vitin 2002, Maqedonia i ka përmirësuar rezultatet e saj me 10 pikë.
Në Shqipëri, ndërkohë, themelet e lirisë ekonomike gërryhen nga mbrojtja e varfër e të drejtave të pronësisë dhe korrupsioni, duke e vendosur atë në vendin e 57-të në indeksin global.
Rumania është renditur në vendin e 62-të në sajë të hapjes dhe stabilitetit të saj gjatë dekadës së fundit, ndërsa Mali i Zi renditet 1- vende më poshtë në listë.
Kroacia ra nga viti i kaluar me një vend, duke e bërë atë shtetin e 830-të në botë.
Kosova nuk përfshihet në vëzhgim.
Hong-Kongu, Singapori, Australia, Zelanda e Re dhe Zvicra zënë pesëshen e parë në indeksin global.