Call-center-at dhe fasoneritë do të mbyllen deri në njoftim të dytë, njoftoi kryeministri Rama në daljen e radhës. Por ai paralajmëroi mbyllje përfundimtare nëse pas rihapjes këto biznese nuk përmbushin detyrimet.
“Sot kemi marrë një sërë inspektimesh në kompanitë fasonë dhe call-center të cilat do të jenë të mbyllura njësojë si të tjerat nga nesër deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur do të rifillojnë aktivitetin do të konstatohet se nuk kanë kryer të gjitha detyrimet për të mbrojtur veten, punonjësit dhe të gjitha familjet dhe kontaktet e tyre jo vetëm që do të mbyllen, por do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje sepse në këtë rast është thjesht dhe vetëm neglizhenca e tyre dhe jo një mbyllje për një forcë maxhore, të paktën në këtë fazë të planit për zbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon, për të cilin ne do ta mundim”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.