Banka e Shqipërisë prezantoi raportin vjetor të mbikëqyrjes për vitin 2013. Sistemi bankar gjatë vitit të kaluar ka qenë i stabilizuar, edhe pse efektet negative të krizës globale ndikuan në ekonominë shqiptare, çka u reflektua tek sipërmarrja.
Totali i kredisë evidenton një rënie prej 10.7 miliardë lekësh ose me rreth 1.8% gjatë vitit 2013. Rënia më e lartë e tepricës së kredisë konstatohet në tremujorin e tretë të vitit 2013 me 11.5 miliardë lekë, ndërsa rritja e vetme
rezulton në tremujorin e parë me 2.1 miliardë lekë.
Gjatë vitit 2013, ecuria e rritjes mujore të kredisë ka qenë e luhatshme.
Rritja më e ulët shënohet në muajin korrik me -1.73% dhe ajo më e lartë në dhjetor me 1.35%. Rritja mesatare mujore e kredisë ishte -1.5%. Rëniet më të theksuara të kredisë në muajt korrik 2013 dhe tetor 2013 përkojnë me periudhën kur është bërë edhe pjesa më e madhe e shitjes së portofolit të kredisë nga ana e bankave. Nga një vështrim i totalit të kredisë sipas llojit të
subjektit vërehet se sektori privat ka peshën më të madhe në totalin e kredisë dhe zë rreth 68.9% në fund të vitit 2013, nga 69.7% që rezultonte në vitin 2012.
Gjatë periudhës janar – dhjetor 2013, kredia dhënë sektorit publik dhe individëve ka regjistruar rritje, me përkatësisht 4.9 dhe 0.1%, ndërsa kredia dhënë sektorit privat rezulton me një rënie prej 3%.
Përgjatë viteve, kredidhënia në sistem ka pasur një orientim më të madh në drejtim të biznesit, kredia
ndaj të cilit, e shprehur si peshë në portofol, ka ardhur duke fituar terren përkundrejt kredive të dhëna individëve. Kjo tendencë është zbutur, dhe raporti midis dy grupimeve, biznesit dhe individëve, ka një tendencë të qëndrueshme gjatë 2 viteve të fundit.
Rritja tremujore e kredisë gjatë vitit 2013
Rritja tremujore e kredisë Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV
Në milionë lekë 2.047,89 (706,29) (11.548,19) (449,83)
Në % 0,35 (0,12) (1,99) (0,08)
Burimi: BSH
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.