Rishikohet përqindja e komisionit të FMN-së për huan e dhënë Shqipërisë. Një projektligj i qeverisë i kërkon Kuvendit të miratojë ndryshimin në aneksin e marrëveshjes me FMN-në të vitit 2014 “Për huamarrjen prej 295 420 000 SDR-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës”. sipas paragrafit që ndryshohet, “Komisioni i angazhimit aplikohet në çdo fillim periudhe 12-mujore, nga data e aprovimit të huas në bordin e FMN-së, mbi shumat që parashikohet të tërhiqen gjatë kësaj periudhe.
Norma e këtij komisioni është 15 bp (0.15%) për shuma të angazhuara deri në vlerën 115% të kuotave të anëtarësisë së Shqipërisë në FMN (që janë 139.3 milionë SDR), 30 bp (0.3%) për shuma të angazhuara në vlerat 115% – 575% të kuotave, ndërsa për shuma të angazhuara që e kalojnë këtë vlerë, norma e komisionit rritet në 60 bp (0.6%)”. Sipas marrëveshjes në fuqi, komisioni i angazhimit, mbi vlerën 200% të kuotës së anëtarësimit të Shqipërisë në FMN, ishte 3%.
/ Gazeta shqip
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.