Janë gjashtë qytete që kanë marrë leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT. Vlora, Tirana, Shkodra, Fieri, Durrësi e Elbasani kanë marrë gjithsej 122 lejë ndërtimi, ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 584.814 m .
Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e tretë 2014 u rrit me 34 leje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rekordin e mban Vlora, me 43 leje, e ndjekur nga Tirana me 38 leje dhe Shkodra dhe Fieri me nga 15 leje secili. Në Elbasan janë dhënë 6 leje dhe në Durrës 5.
Edh INSTAT pohon se gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarqet Vlorë me 35,2 %, Tiranë me 31,1 %, Fier dhe Shkodër me nga 12,3 % secila.
Lejet e miratuara për ndërtesa rezidente, (ku përfshihen ndërtesat për banim) zënë 80,3 % të numrit gjithsej të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) zënë 19,7 %.Lejet e ndërtimit pritet të jenë zero në tremujorin e katërt
Dhënia e lejeve ka rigjallëruar dhe ndërtimin në tremujorin e tretë, ku INSTAT raportoi se shifra e afarizimit për këtë sektor u rrit me 13.3%, tremujori i parë me rritje, pas rënies në pesë tremujorë radhazi.
Por, tremujori i katërt pritet të shënojë sërish rënie, pas vendimit të bllokimit të lejeve të ndërtimit në fund të gushtit 2014.
Gjatë fjalës së tij, në Këshillin Kombëtare të territorit në fund të muajit gusht, kryeministri Edi Rama tha se KKT-ja do të pezullojë dhëniet e lejeve të reja zhvillimore nga autoritetet vendore deri zgjedhjet e 2015. “Do të pezullohet dhënia e lejeve të reja zhvillimore dhe do të pezullohen planet e detajuara vendore nga të gjitha autoritet vendore deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e 2015”.
Sipas, Ramës, vendorët do të kenë të drejtë të japin leje vetëm në rastet kur kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me turizimin, industrinë, bujqësinë por jo ndërtime. Kryeministri tha se vendorët “do të japin leje për raste përjashtimore dhe në funksion të interesit publik kombëtar dhe interesit për të zhvilluar në këtë vend veprimtari prodhuese jo për të uzurpuar çfarë ka mbetur nëpër qytetet e bëra copë e cikë për të ngritur pallate, por për t’i hapur rrugë zhvillimit që ka të bëjë drejtpërdrejtë me turizimin, industrinë, bujqësinë dhe krijimit të vendeve të punës dhe jo me rritjen e një stoku të apartamenteve që edhe sot janë të pashitura”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.