Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.2 për qind në 23,094.67 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej fillimit të muajit shkurt.
Gjatë kësaj jave ky indeks u rrit me 3.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 1.1 për qind në 1,728.61 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 1.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, CSI300, u rrit me 1.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, u rrit me 1.6 për qind.
Indeksi i aksioneve S&P 500 ra me 0.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.