Kreditë familjare gjatë tremujorit të parë të këtij viti u rritën dukshëm në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ranë ato për biznes. Sipas analizës tremujore të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 u vu re se kreditë për individë u rritën me 17.9%, ndërsa për biznesin u ulën me 8.4%.
Sipas raportit të BQK-së, struktura e kredive të lëshuara për ndërmarrjet deri në mars 2012, u dominua nga kreditë për sektorin e tregtisë, të cilat përfaqësuan 52.4% të totalit të huamarrjes nga biznesi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.