Në Shtetet e Bashkuara rritja e të ardhurave të familjeve me të ardhura të larta ka lënë pas atë të familjeve me të ardhura të mesme dhe të ulëtaPabarazia në të ardhura midis të pasurve dhe të varfërve është në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një pabarazi e tillë midis familjeve ka fillur të thellohet që nga viti 2000. Këto janë përfundimet e nxjerra nga një studim më i fundit i kryer nga Qendra për Prioritetet e Buxhetit dhe Politikës (Center on Budget and Policy Priorities) dhe Institutit të Politikës Ekonomike (Economic Policy Institute). Studimi i quajtur “Pulling Apart” është bazuar në të dhënat e të ardhurave të marra nga Zyra e Regjistrimit të Popullsisë për periudhat 1980-1982, 1990-1992 dhe 2001-2003. Nuk ka nevojë të jesh ekonomist për të kuptuar se rritja ekonomike gjatë 20 viteve të fundit nuk është shpërndarë në mënyrë të njëjtë për të gjithë. Lajmi i mirë është se të ardhurat në të gjithë vendin janë rritur. Por po kështu edhe pabarazia në të ardhura. Kjo do të thotë se të ardhurat për familjet me të ardhura të larta janë rritur shumë më shpejt se ato të familjeve të tjera. Sipas studimit, rritja në pabarazinë e të ardhurave ka qenë më e lartë në disa shtete krahasuar me shtetet e tjera. Për më shumë të dhëna shihni tabelën bashkëngjitur. Për periudhën e viteve nga fillimi i 1980 dhe fillim i vitit 2000, raporti tregon se të ardhurat për një të pestën e familjeve më të pasura janë rritur më shumë se ato për një të pestën e familjeve më të varfra në 38 shtete. Shtetet ku një pabarazi e tillë është më e madhe janë Arizona, New York, Massachusetts, Tennessee dhe New Jersey. Vetëm në një shtet, në atë të Alaskës, të ardhurat për familjet me të ardhura të vogla janë rritur më shpejt sesa ato të familjeve me të ardhura të larta. Në fillim të viteve 2000, të ardhurat mesatare të 20% të familjeve të pasura në 32 shtete ishin të paktën 6.4 herë më e lartë së ato të familjeve me të ardhura të vogla. Ky është një ndryshim i madh që nga fillimi i vitit 1980, ku në asnjë shtet raporti “i pasur – i varfër” nuk kalonte shifrën 6.4.Ndërsa në analizën e të ardhurve të 5% të familjeve të pasura në 11 shtete të mëdha, autorët e këtij studimi dolën në përfundimin se kishte pabarazi “therrëse”. 5% të këtyre familjeve kishin pasur një rritje të të ardhurave prej 132% në periudhën e viteve midis 1980 dhe 2003. Ndërsa 20% të familjeve me të ardhura të pakta kishin përfituar një rritje në të ardhurat e tyre jo më shumë se 24%. Të shprehura në dollarë dhe cent, të ardhurat mesatare për këto 5% të familjeve të pasura u rritën në një vlerë midis 80,400 USD në mbi 153,000 USD. Rritje për 20% të familjeve të varfra në këto 11 shtete nuk i kaloi 4,000 USD. Ndërkohë që nga viti 1980 është rritur edhe pabarazia midis familjeve me të ardhura të larta dhe atyre me të ardhura të mesme. Studimi vë në dukje se 20% të familjeve me të ardhura të larta kanë pasur të ardhura më shumë se 2.3 herë më të larta sesa familjet me të ardhura të mesme në 36 shtete në fillim të viteve 2000.Pse pabarazi?Autorët e studimit kanë nxjerrë në pah një sërë faktorësh që kanë çuar në rritjen e pabarazisë në të ardhura që nga fillimi i viteve 1980-të. Ndër arsyet që kanë goditur në mënyrë të pabarabartë të ardhurat e familjeve me të ardhura të vogla dhe mesatare, ata përmendin:- periudhat e gjata të papunësisë së madhe;- globalizimin;- humbja e punëve prodhuese;- rritja e punëve të shërbimit me pagë të ulët; – një pagë minimale të pandryshuar për shumë kohë. Paga minimale federale prej 5.15 USD për orë ka mbetur e pandryshuar që nga viti 1997. Vetëm 17 shtete dhe rajoni i Kolumbias ka vendosur pagë minimale më të lartë. Ndërkohë analistët theksojnë se rritja e të ardhurave të investimeve në 1990 ka qenë një faktor tjetër që ka rritur në mënyrë të parabartë të ardhurat për familjet me të ardhura të larta.Pasojat e parabarazisë në të ardhuraFakti që të ardhurat janë rritur në përgjithësi mund të duket si diçka shumë e mirë. Por sipas ekonomistëve, rritja e pabarazisë në të ardhura mund të ketë pasoja sociale edhe ekonomike. Kështu, sipas Robert Frank, ekonomist në Cornell University, në vendet me pabarazi më të mëdha në të ardhura, vihen re nivele më të larta të falimentimit personal dhe divorcit krahasuar me nivelet mesatare.Po ashtu, ai thekson se kur familjet e pasura shohin se të ardhurat e tyre rriten me një ritëm më të shpejtë krahasuar me të tjerët, shpenzimet e tyre mund të krijojnë atë që ai e quan “kaskada e shpenzimeve”. Kjo do të thotë që kërkesa për shtëpi më të mëdha dhe më të mira ose për makina më të sigurta mund të krijojë standarde të reja për ata që ndodhen më poshtë në shkallën e ekonomisë. Për ata që të adhurat e tyre nuk rriten aq shpejt, ata do të kenë vështirësi për të “mbijetuar” duke përfunduar në atë që Frank e quan “humbje e mirëqenies”. Për shembull, me rritjen e çmimeve për shtëpi, për ta do të jetë shumë e vështirë për të përballuar kostot e shtëpisë në një lagje ku ka shkolla të mira publike.Ndërsa shumë prej familjeve vihen nën stresin financiar për të siguruar një jetë të qetë, votuesit do të jenë më pak të prirur për të paguar shërbimet publike të tilla si mirëmbajtje të urave dhe autostradave, siguria në port dhe inspektim të ushqimit.Dhe të gjitha këto mund të dëmtojnë negativisht këdoPabarazia në të ardhura sipas shteteve: Instituti i Politikave Ekonomike dhe Qendra e Buxhetit dhe Prioriteteve të Politikës ka renditur secilin shtet sipas raportit të të ardhurave mesatare të 5% të familjeve me të ardhura më të larta, me të ardhurat mesatare për 20% të familjeve, me të ardhura të ulëta pjesa tjetër. Të ardhurat janë paraqitur pa taksën federale dhe përfshin vlerën e shtuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.