Paga minimale në Maqedoni, duke nisur nga muaji i ardhshëm, do të jetë 12 mijë dinarë apo rreth 200 euro (195.47).
“Paga minimale nga muaji i ardhshëm do të arrijë 12.000 dinarë, ndërsa firmat do të mbështeten financiarisht nga shteti. Përfitimin nga rritja e pagave do ta ndiejnë 130 mijë punëtorë në Maqedoni.
Ky është hapi i parë konkret me të cilin hapet spiralja për rritjen e përgjithshme të pagave në Maqedoni që do të kontribuojë për standard më cilësor të jetës”, është shprehur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, në një dalje për mediat.