Autostrada e premtuar, por akoma e pa ndërtuar, që do të lidhte Maqedoninë me Kosovën, ka shkaktuar kosto për kompanitë maqedonase, sikurse tregtia midis dy vendeve ka rënë ndjeshëm.
Biznesmen nga Maqedonia dhe Kosova fajësojnë rrjetin e transportit për rënien drastike të tregtisë midis vendeve ne këto 5 vitet e fundit.
Ata thonë se gjatë kësaj kohe, biznesmenët kosovarë kanë gjetur rrugë alternative për të eksportuar të mirat e tyre përmes portit duke shfrytëzuar autostradën midis Kosovë dhe Shqipërisë, e cila ka përfunduar që në 2013, në vend që të kalojnë nga Maqedonia për në Greqi.
Në 2015, shkëmbimet tregtare midis dy fqinjëve ranë më rreth 200 milionë euro, sipas të dhënave të Zyrës Statistikore të Maqedonisë, gjysma e shumës së regjistruar në vitin 2010.
Biznesmenët thonë se autostrada e premtuar, 13 kilometra e gjatë, nga Shkupi në kufirin e Kosovës do ta zhvillonte tregtinë.
Bëhet fjalë për një autostradë që është vetëm 13 kilometra e gjatë, mungesa e cilës po çon që Shqipëria të rrëmbejë tregun Kosovar, tha Nebi Hoxha, kreu i Dhomës së Tregtisë i veri-perëndimit të Maqedonisë.
Hoxha tha se ekzistenca e një rruge me dy kalime që është në kushte shumë të këqija dhe shpeshherë e rënduar nga trafiku i rëndë, nuk mund të konkurrojë me autostradën e re që lidh Prishtinën me Tiranën dhe portin e Durrësit.
Para ndërtimit të saj, biznesmenët kosovar mbështeteshin fuqishëm në portin grek të Selanikut, duke e bërë Maqedoninë një vend transit të pashmangshëm.
Pavarësisht rënies në shkëmbime, Kosova mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë, veçanërisht se Maqedonia vazhdimisht eksporton më tepër se sa importon nga fqinji i tij.
Kreu i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, Safet Gerxhliu, përsëriti homologun maqedonas.
Infrastruktura mbetet barriera e fundit për një lëvizje më të mirë të të mirave dhe njerëzve,- tha ai.
Kosova aktualisht po ndërton autostradën dhe është në dorë të palës maqedonase që të bëjë të njëjtën gjë,- ka shtuar.
/balkaninsight.com/