Bosch do të investojë rreth 43 milionë euro në njësinë e saj të re të prodhimit në Rumaninë qendrore si dhe për pajisje të reja, tha kompania në një njoftim për shtyp.
Ndërtimi në një sipërfaqe të re prej 21,000 metër katror do të nisë në pranverë 2012. Do të punësohen rreth 300 punonjës të rinj dhe deri në vitin 2020 kompania vlerëson se në njësinë e re të prodhimit do të punojnë rreth 1,000 njerëz.
Duke nisur nga viti 2013, Bosch do të prodhojë rrota dhe sensorë shpejtësie në fabrikën e saj në Blaj.
Bosch ka vepruar në tregun rumun që prej vitit 1994 dhe ka katër kompani lokale: Robert Bosch, BSH Electrocasnice; Bosch-Rexroth; fabrika në Blaj, Bosch-Rexroth Romania dhe Bosch Communication Center në Timisoara.
Fabrika e Blaj ka prodhuar sisteme që përdoren në inxhinierinë mekanike që prej vitit 2007. Fabrika ka aktualisht 580 njerëz.
Kompania gjermane do të hapë gjithashtu një njësi prodhimi në Jucu në parkun Industrial Tetarom III, atje ku ndodhet fabrika e Nokia-s. Investimi në këtë projekt parashikohet të arrijë 77 milionë euro.
Bosch ka rreth 1,400 punonjës në Rumani.