Rreth 20% e vlerës së lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë vitit 2018 e përbënin ndërtimet e dhëna për klientët shtetëror. Pjesën më të madhe të tyre e zënë lejet e dhëna për punime inxhinierike. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT gjatë vitit 2018 janë dhënë gjithsej leje nderimi me vlerë 59 miliardë lekë, prej të cilave 11,6 miliardë lekë përllogariten lejet për klientët shtetëror.
Gati 80% të totalit të vlerës së lejeve për klientët shtetëror janë lëshuar për kryerjen e punimeve inxhinierike. Në punimet inxhinierike përfshihen leje për ndërtimin infrastrukturës së transportit për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave me vlerë totale 5.6miliardë lekë, punime inxhinierike për ndërtimin e linjave të ujësjellësit, eklektike dhe telekomunikacionit me 757 milionë lekë, vlera e lejeve për ndërtime komplekse industriale përllogariten rreth 1 miliardë lekë, ndërsa në zërin punime të tjera inxhinierike ishin rreth 1.5 miliardë lekë.
Ndërsa 23% e vlerës përllogaritet të jenë ndërtime të ndërtesave. Në ndërtesat për banim, zërin kryesor e kanë ndërtimi i banesave për komunitetin, ku sipas publikimit të INSTAT përllogaritet rreth 232 milionë lekë. Ndërsa për ndërtesa jo rezidenciale,, ku përfshihen shkollat kopshtet dhe spitalet, vlera e përafërt e ndërtimeve të kryera nga klientët shtetëror është 2.3 miliardë lekë.
Vlera e ndërtimeve të kryera nga klientët shtet shënoi rritje gjatë dy viteve, 2017-2018. Edhe gjatë 2017-s vlera totale e lejeve të dhëna për klientët shtet I kalonte 16.7 miliardë lekët, duke u rritur me 8% në raport me një vit më parë. Në 2015-n vlera e ndërtimeve për lejet e dhëna për klientët shtet ishte rreth 8.8 miliardë lekë, rreth 22% më pak se viti pasardhës.
Për klientët privatë lejet e ndërtimit gjatë 2018-s arritën vlerën e 47.3 miliardë lekëve, pjesa më e madhe tyre përbëheshin nga lejet e ndërtimit të dhëna për ndërtimin e ndërtesave, me një vlerë totale prej 45 miliardë lekë. Ndërtesat rezidenciale shënuan një vlerë prej 29 miliardë lekë, ndërsa për ndërtesat jo rezidencialë, ku përfshihen ndërtimi i hotele, zyrave dhe ndërtesave industrial, kapnin një vlerë prej 16.4 miliardë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.