Sa vlejnë skuadrat e Champions League të këtij sezoni?

20/10/2020 5:29 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

UEFA Champions League 2020/2021 do të nisë sot me ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Shumë klube synojnë të ngrenë Kupën e Champions dhe për ta bërë këtë duhet të arrijnë deri te finalja e 29 majit që do të luhet në stadiumin e “Atatürk” në Stamboll, i përzgjedhur për finalen e vitit 2020, por u zëvendësua pastaj me “Final Eight” në Lisbonë.

32 klubet që marrin pjesë në fazën e grupeve të këtij sezoni përfaqësojnë 15 vende – 7 Federata përfaqësohen nga më shumë se një klub, ndërsa tetë kampionate kombëtare kanë vetëm një skuadër në kompeticion. Për herë të parë në Champions League do të jenë tre klube ruse në fazën e grupeve.

Football Benchmark i KPMG analizoi vlerën e 32 skuadrave pjesëmarrëse në Champions League. Në total, në këtë edicion të UEFA Champions League do të përballen futbollistë, vlera totale e të cilëve është më shumë se 14 miliardë euro.

Në Grupin D, skuadra e Liverpool (vlera e skuadrës 1.049 milionë euro) është 25 herë më e madhe se ajo e Midtjylland (41). Por diferenca më e madhe është në Grupin G, ku grupi i Barcelonës (980 milionë euro) vlen 39 herë më shumë se skuadra e Ferencváros (25 milionë euro).

Hungarezët e Ferencváros janë skuadra me vlerën më të ulët, ndërsa klubi me vlerën më të lartë është Manchester City, me vlerë totale 1.175 milionë euro. Pas Citizens renditet Real Madrid (1.120) dhe Reds-at.

Grupi më i ekuilibruar, duke iu referuar këtij parametri, është Grupi F, ku Borussia Dortmund (666 milionë euro) vlen 6 herë më shumë se Brugge (119 milionë euro). Grupi F është ai me vlerën totale më të ulët të katër skuadrave (1.267 milionë euro), pak më e lartë se vlera e Manchester City.

Grupi më i çmuar është Grupi H (2.220 milionë euro), ku bëjnë pjesë Manchester United (893 milionë euro), PSG (763 milionë euro), Leipzig (508 milionë euro) dhe İstanbul Başakşehir (56 milionë). I dyti, Grupi B, ku katër skuadrat vlejnë 2.209 milionë euro. Këtu bëjnë pjesë Real Madrid, Inter (603 milionë euro), Borussia Mönchengladbach (349 milionë euro) dhe Shaktar Donetsk (137 milionë).

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of