Autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova, bëri të ditur të martën ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku. Përmes postimi në Twitter, Abdixhiku e quan këtë veprim të paprecedentë.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, thotë se Serbia i ka ndaluar transportuesit e mallrave, që shkonin nga Kosova.
Abdixhiku shkruan në Twitter se është e paparë që gjatë periudhës pandemike të ndalohen transportuesit, duke akuzuar autoritetet serbe për sjellje çnjerëzore dhe kundër marrëveshjes rajonale për korridore.
“Është e paprecedentë që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për çka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri në detyrë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.