Shitjet e Grupit Mercedes-Benz u rritën me 6% në tremujorin e dytë krahasuar me një vit më parë, në 515.700 makina, falë kërkesës për makinat elektrike më të kushtueshme – deklaroi të martën shtëpia automobilistike gjermane.
Shitjet u rritën në të gjithë rajonet kryesore të shtëpisë automobilistike – Europë, Azi dhe Amerikë e Veriut – me rritje prej 23% të dërgesave në Gjermani, 12% në Kinë dhe 5% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në pjesën tjetër të botës, shitjet në tremujorin e tyre ranë me 12%, në 20.700 makina.
Makinat elektrike konfirmohen motori kryesor i rritjes në këtë tremujor, ku rritjet e automjeteve u rritën me 123%, duke arritur 56.300 njësi.
Edhe segmenti i makinave më të kushtueshme – që përfshin model si AMG, Maybach dhe Classe G – regjistroi rritje të qëndrueshme me 12% në këtë periudhë.
/ Reuters
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.