Shqipëria paraqet mundësi të shumta për sipërmarrjet italiane, veçanërisht në fusha të tilla si projektet në infrastrukturë, transport, energji, mjedis etj. Në Tiranë 31 kompani italiane që i përkasin fushës së inxhinierisë dhe arkitekturës u njohën prezantuan me nismat publike në infrastrukturë
Italia gjithnjë e më shumë po e sheh Shqipërinë si “portën” kryesore nga duhet të kalojë për të depërtuar në tregjet e Ballkanit Perëndimor. Jo rastësisht vendi përtej Adriatikut është ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare të këtij rajoni.
Së fundmi në vëmendjen e sipërmarrësve italianë po vihen edhe projektet infrastrukturore, duke qenë se si Shqipëria, ashtu edhe rajoni janë pjesë e të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit” i cili ka si synim ndërlidhjen e rajonit me Bashkimin Europiane.
Shqipëria, partner strategjik për sipërmarrjet italiane
Gabriella Lombardi, drejtore e agjencisë ICE në Tiranë, tha se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Italisë dhe Shqipërisë ka arritur në një nivel domethënës, dëshmi e faktit që Shqipëria konfirmohet gjithnjë e më tepër si partner strategjik për integrimin e sipërmarrjeve tona, si dhe një derë hyrëse për tregunmë të gjerë të Ballkanit Perëndimor.
Në veçanti, ka shtuar ajo, vendi ynë konfirmohet si një partner i parë tregtar i Shqipërisë me një kuotë prej 37% të shkëmbimit tërësor të këtij vendi dhe investitori i parë i huaj për nga numri i ndërmarrjeve në territor.
“Jam e bindur se Shqipëria paraqet ende mundësi të shumta për sipërmarrjet tona dhe niveli shumë i lartë dhe i kualifikuar i pjesëmarrjes në këtë mision dëshmon interesin në rritje për këtë treg.
Kjo nismë, në një linjë meçështjet e procesit të Berlinit, ka për qëllim, nga njëra anë të paraqesë nismat publike për sektorët e lidhur me infrastrukturën (ndërtimi, transporti, energjia dhe mjedisi), me ndikime të dukshme në sferën e investimeve në vend dhe nga ana tjetër, të nxisë bashkëpunimin industrial edhe në këndvështrimin e një partneriteti publik-privat.
Të pranishëm në konferencë ishin biznese italiane, të interesuar për të investuar në Shqipëri, si dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulentë, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, të Bashkisë së Tiranës dhepërfaqësues të agjencisë AIDA.
Lida Miraj, zëvendëspresidente e Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulentë (AACE), në fjalën e saj e vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit,si dhe foli për zgjerimin e ndikimit mbi rrjetin infrastrukturor.
Ndër të tjera, zonja Miraj tregoi për mundësitë e shumta të bashkëpunimit me partnerët italianë, në veçanti për programin e prezantuar nga qeveria “OneBillion”, ku sipas saj, një mundësi e mirë investimi është projekti i Rrugës së Arbërit.
Ajo ftoi bizneset italiane që të bëhen pjesë e projekteve të prezantuara ku në varësi të kontratave të projekteve, investimi i bërë do t’ju rikthehet brenda 10 viteve.
Plani i investimeve 1 miliard euro synon të ndërtojë së paku pesë akse të mëdha rrugore. Sipas burimeve të “Monitor”, nëpërmjet kësaj skeme, do të financohet ndërtimi i Rrugës së Arbrit, rruga Kardhiq-Delvinë, aksi Durrës-Plepa dhe aksi Thumanë-Vorë-Rrogozhinë.
One Billion konsiston në realizimin e projekteve të investimeve në sektorë prioritarë si infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe turizëm, bazuar në modelin e Partneritetit Publik-Privat.
Në përfundim të konferencës, zonja Miraj së bashku me zëvendëspresidentin e OICE, Franco Cavallaro, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për implementimin e një programi bashkëpunimi duke promovuar aktivitetet e përbashkëta.
Sipas zonjës Miraj, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për inxhinierët shqiptarë dhe ka qëllim të promovojë bashkëpunimin midis dy shoqatave simotra në kontekstin e lehtësimit të implementimit të standardeve ndërkombëtare.
Marrëveshja inkurajon shkëmbimin e njohurive midis kompanive anëtare në fushat e planifikimit, arkitekturës, inxhinierisë, menaxhimit të projekteve, si dhe financimin e projekteve.
Gjithashtu do të nxisë projekte të përbashkëta në Shqipëri, Itali apo edhe në vendet e tjera midis vendeve anëtare.
Sipas marrëveshjes, bashkëpunimet midis firmave anëtare të të dy shoqatave mund të bëhen palë për të marrë pjesë në tenderë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, 29 projekte nga të gjitha fushat
Zana Josa, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në fjalën e saj në konferencë,tha se në total janë 29 projekte për t’u realizuar në të gjitha fushat e infrastrukturës, e cila ka qenë dhe prioritet i qeverisë.
Këto projekte janë të planifikuara që të realizohen nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat dhe vuri theksin te programi 1 miliard euro, ku nëpërmjet sipërmarrjes dhe kapitalit privat do të garantohet mbështetja financiare e projekteve sipas kontratave.
Sipas zonjës Josa, ky program vjen prej kufizimeve në fondet publike për të kryer të gjitha investimet, por edhe për të rritur cilësinë e investimeve.
Edhe Spartak Koka, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve, Autoriteti Rrugor, prezantoi para bizneseve programin e investimeve për zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Në total, zoti Koka numëroi 3800 km rrugë, ku në të përfshihej integrimi i rrjetit, zhvillimi i korridoreve dhe akseve turistike.
Sipas zotit Ilir Dashi, drejtor i Hekurudhës Shqiptare, shoqëri aksionere me pronar 100% shtetin, transporti hekurudhor mbetet më i prapambeturi në Shqipëri.
Megjithatë, ai shtoi se atje ku ka prapambetje, ka dhe mundësi shumë të mira zhvillimi.
Për një kohë shumë të gjatë, ky sektor, tha zoti Dashi, ka qenë pa financim, pa ndihmë dhe pa mbështetje.
Transporti hekurudhor shqiptar është pikë kyçe që mundëson lidhjen me rajonin nëpërmjet disa segmenteve kyçe.
Katër janë linjat më të rëndësishme:
Linja Durrës-Tiranë- Vorë-Shkodër-Hani i Hotit
Linja Durrës-Elbasan-Lin-Maqedoni
Linja Shqipëri-Kosovë
Linja Shqipëri-Greqi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
A NUK U ngopet me mashtruesit Italien gjitheve Keto histori na kujtone Si i hapi gropat e telefonit Al catel ne 1995 1996 Italiener te pastrojne plehrat e veta ne rome e Napoli?Per akoma duhet te paguajme neshtetasit shqipare borxhe me kamata ne stratosfere per Projekte nga partnere qe Kane 25 vjet qe fitojne valuten nga ne.Akoma do te paguajme ne die femijet tone per Kredite qe merren per Projekte me perqindje marramendese die zbatim skandaloz????????? Akoma do te shkoje Valuta qe bien ne shqiperi te rinjte qe punojne per larjen e borxheve per Keto Projekte ne vend qe te… Read more »