Rreth 100 vite më parë, një valë protestash studentore shpërthyen në disa prej qyteteve më të mëdha të Kinës. Të dëshpëruar për të ndryshuar një shekull rënieje, udhëheqësit e lëvizjes (Lëvizja e 4 Majit) donin të braktisnin konfucianizmin dhe të importonin dinamizmin e Perëndimit, shkruan The Economist.
Krijimi i një Kine moderne do të ndodhte vetëm duke rekrutuar “Shkencën” dhe “Demokracinë”, argumentonin ata.
Sot vendi që studentët e Lëvizjes së Majit ndihmuan të merrte një formë të caktuar është më shumë se kurrë i përndjekur nga ndjesia e madhështisë kombëtare.
Zbritja e një anije kozmike në Hënë më 3 janar të këtij viti, është një fakt tjetër që vërteton ambicien e saj. Udhëheqësit e sotëm kinezë e kundërshtojnë idenë se “Shkenca” duhet lidhur domosdoshmërisht me “Demokracinë”. Presidenti Xi Jinping po përdor të gjitha burimet e shtetit të tij në drejtim të kërkimit dhe zhvillimit. Me rivalitetin që po rritet midis Kinës dhe Amerikës, shumë nga Perëndimi po i frikësohen faktit se ai do të jetë i suksesshëm. Nuk ka pse askush të ketë dyshime në këtë drejtim duke qenë se Presidenti ka në dispozicion tre prej faktorëve më të rëndësishëm dhe që ia lehtësojnë shumë këtë proces drejt shkencës, parave, institucioneve si dhe një numër të madh prej profesionistëve më të mirë.
Duke qenë se qeveria kineze ka në dispozicion të tre prej faktorëve të mësipërm, renditja e saj në arritjet shkencore nga dita në ditë. Ajo ka shpenzuar miliarda dollarë në drejtim të zbulimit të materies së errët dhe në zhvillimin e institucioneve që merren me studimin e genomikës, kuantikës, energjisë së rinovueshme dhe materialeve të avancuara.
Nga një analizë e rreth 17.2 milionë dokumenteve të periudhës 2013-‘18, të realizuar nga Nikkei, një botues japonez kryesisht i dokumenteve financiare dhe Elsevier, një botues i dokumenteve shkencore, u zbulua se pjesa më e madhe e tyre ishin kryer nga Kina (rreth 23 nga 30 prej fushave më të përdorura) ku mund të përmendim bateritë e natriumit dhe analizën e aktivizimit të neuroneve. Cilësia e kërkimeve amerikane vazhdon të jetë ende e lartë, por Kina po ecën thuajse me të njëjtin hap si ajo.
Gjatë periudhës 2014-2016, 11% e punimeve shkencore u kryen nga Kina. Perspektiva e pranishme e një alarmi të mundshëm në lidhje me rritjen e mëtejshme të teknologjisë së lartë të Kinës po shqetëson shumë politikanët perëndimorë dhe jo vetëm për shkak të pajisjeve të reja që ajo do të zhvillojë, por sepse qeveritë autoritare kanë një të kaluar gjatë së cilës e përdornin shkencën për të shtypur popullin e tyre.
Kina ka vënë në përdorim teknika të Inteligjencës Artificiale si njohja nëpërmjet fytyrës, për të monitoruar popullsinë e saj në kohë reale. Bota e jashtme mund të frikësohet nga një Kinë që përpiqet të zgjerohet gjenetikisht, nga një Inteligjencë Artificiale autonome dhe nga një gjeo-inxhinieri jashtëzakonisht e frikshme.
Dhe këto frika janë plotësisht të justifikuara. Një superfuqi shkencore, e cila përfaqësohet nga një diktaturë njëpartiake është me të vërtetë e frikshme. Por efektet e ndikimit në rritje të shkencës kineze nuk duhen parë vetëm negativisht. Nga bateritë më të mira tek trajtimet e sëmundjeve të reja dhe zbulimet themelore, si për shembull materia e errët, bota mund të përfitojë shumë nga përpjekjet e Kinës.
Edhe pse qeveria kineze ka në dispozicion të gjithë faktorët për të qenë e suksesshme, është i paqartë fakti nëse z. Xi ka në drejtim të faktit që Shkenca nuk ka nevojë për Demokracinë. Presidenti kinez flet për shkencën dhe teknologjinë si një projekt kombëtar. Megjithatë, në shumicën e kërkimeve shkencore, shovinizmi është një handikap. Ekspertiza, idetë e mira dhe kreativiteti nuk i respektojnë kufijtë kombëtarë.
Kërkimet zhvillohen në grupe, të cilat mund të përfshijnë dhjetëra shkencëtarë. Dokumentet e botuara bëhen publike nëpër konferenca të ndryshme për të kuptuar hollësitë e asaj që kanë studiuar shkencëtarët. Konkurrenca, edhe pse në nivele të ulëta, ekziston. Kërkimet ushtarake dhe ato tregtare duhet të mbahen sekret. Por shkenca e vërtetë në këtë shtet lulëzon nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve të ndryshme.
Por shkencëtarët kinezë duhet të respektojnë edhe rregullat ndërkombëtare, sepse vetëm kjo gjë do t’u mundësojë atyre aksesin në disa prej konferencave më të rëndësishme, laboratorëve dhe të drejtën e publikimeve dhe për shkak të faktit se shkenca jo etike zvogëlon fuqinë e Kinës. Këtu mund të përmendim rastin e He Jiankui, akademikut nga Shenzheni, i cili ndryshoi gjenet e embrioneve dhe që mbahet mend jo vetëm për shkeljen e tij të rëndë etike, por edhe për kritikat e ashpra të kolegëve kinezë dhe kërcënimin e ndëshkimit nga autoritetet vendase.
Shkatërrimi i satelitit në 2007 shkaktoi një zemërim të madh në Kinë, situatë e cila nuk është përsëritur që prej atëherë. Por si ndikon situata në fjalë te Demokracia? Edhe pse shkencëtarët nuk janë të detyruar të besojnë në lirinë politike për të qenë të suksesshëm, mendimi kritik, skepticizmi, empirizmi dhe komunikimet e shpeshta me kolegë të huaj janë elemente kërcënuese ndaj shteteve autoritare, të cilat mbijetojnë duke kontrolluar atë që njerëzit thonë dhe mendojnë.
Rusia sovjetike u përpoq ta zgjidhë kontradiktën duke u dhënë privilegjeve shkencëtarëve të saj, por ama duke izoluar shumë prej tyre në qytete të mbyllura. Por Kina nuk do të jetë në gjendje që të izolojë elitën e saj shkencore në rritje në këtë mënyrë. Perëndimi, si pasojë e frikës që ka nga një zhvillim në rritje i shkencës kineze po mundohet që ta mbajë atë sa më larg të jetë e mundur ndaj kërkimeve të ndryshme. Kjo do të ishte shumë me vend në drejtim të shkencës së armëve dhe kërkimeve të tregut, ku në fakt ekzistojnë mekanizma të zhvilluar për të ruajtur fshehtësinë dhe që mund edhe të forcohen.
Krijimi i pengesave dhe i vështirësive nga ana e Perëndimit në drejtim të zhvillimi të kërkimeve të zakonshme kineze nuk do të ishte aspak një lëvizje e zgjuar, përkundrazi do të ishte vetëshkatërruese. Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për t’u siguruar që shkenca kineze të tregohet sa më transparente dhe përgjegjëse për kërkimet që ndërmerr. Prandaj z. Xi mund të përfundojë duke u përballur me një zgjedhje tejet të vështirë: të jetë i qetë dhe të mbetet prapa rivalëve të Perëndimit apo t’u japë shkencëtarëve të tij lirinë që ata kanë nevojë dhe të marrë përsipër pasojat.