Një plan taktik biznesi mund t’ju ndihmojë ti ktheni fjalët në veprim dhe të ndiqni progresin drejt objektivave tuaj.
Këtu janë disa nga pikat që ndihmojne të rriteni taktikisht.
Mendoni në mënyrë strategjike, dhe më pas taktike
Dp të ishte më mirë të përfundoni procesin e planifikimit strategjik përpara se ta bëni planin tuaj të biznesit taktik. Dicka e tillë mund të përfshijë të përcaktoni se ku do e filloni, rezultatet e synuara dhe metrikat për të vlerësuar rezultatet. Procesi përfshin krijimin e synimeve strategjike dhe objektivave në linjë me objektivët e synuar dhe një sërë taktikash për ti realizuar ato.
Pyetje që mund ti bëni vetës në zhvillimin e taktikave, përfshijnë:
- Si mund të arrihen objektivët strategjikë brenda burimeve ekzistuese?
- Çfarë veprimesh ditore, javore dhe mujore arrijnë rezultatet e preferuar?
- Ç’rol luan çdo person / departament në zbatimin e këtyrë taktikave?
Krijoni qasjen taktike ndaj planit të biznesit
- Identifikoni departamentet ose zonat që mund të përdorin dhe të trajtojnë çdo taktikë.
- Alokoni burime për çdo taktikë. Çdo taktikë duhet të sigurojë buxhetin e vet
- Vendosni se çfarë duhet të kryejë secili departament në kushtet e një taktike.
- Zbatoni kanalet e nevojshme për të komunikuar me menaxhmentin e lartë.
- Caktoni një kornizë kohore për çdo taktikë.
- Krijoni se si dhe kur do të vlerësoni përparimin e çdo taktike.
Mlidhni gjithcka bashkë
Nëse i afroheni planit të biznesit nga një perspektivë strategjike dhe taktike, do të keni një pikëpamje më të gjerë dhe më të detajuar në fillimin tuaj dhe atë që është e nevojshme për të siguruar rezultate. Përtej vetëm një liste detyrash , taktika e ofruar siguron veprimet e detajuara për çdo fushë dhe anëtar të biznesit, si dhe shifrat e nevojshme për të gjetur burime dhe se si rezultatet kanë arritur objektivat strategjikë. Kjo gjithashtu rrit përgjegjshmërinë për të gjithë të përfshirët dhe o ofron atyre një tablo më të mire mbi rolin e tyre në realizimin e planit.