Tanimë ka ardhur koha të rrisim përpjekjet për të ‘rigjallëruar’ e rimodeluar karrierën dhe reflektuar mbi cka do na jepte kënaqësi në karrierë. Nëse kjo nuk është karriera që kemi ëndërruar, është koha për të nisur një rimodelim profesional në mënyrë që të mund të rimerrim kontrollin dhe të prosperoijme.
‘Sunday Night Blues’ (gjendje ankthi dhe depresioni për javën që kemi përpara) – Nëse vuani nga simptoma e të dielave të zymta dhe ju tmerron mendimi se do ktheheni në punë të hënën në mëngjes, është koha të merrni në konsideratë se pse.
Shkallët e riorganizimit – Jo të gjithë kërkojnë një riorganizim të madh të karrierës. Disa do të ndiheshin të lumtur me pak ndryshime në organizatën aktuale. Konsideroni të ndiqni një rol të ri për të kënaqur zilin e projektit për të cilin keni punuar në një departament tjetër në qoftë se jeni të kënaqur me kompaninë tuaj. Të rigjallëroni karrierën ekzistues është e mundur, por së pari ju duhet të vlerësoni ‘pozicionin tuaj të ëmbël’- çfarë bëni mirë për të cilën kompania ka vërtetë nevojë.
Kapërceni lejen paradoksale – Mos lejoni që mungesa e përvojës t’ju paralizojë që të ecni përpara në ndryshimin apo riorganizimin e karrierës suaj. Jo nuk keni gjithmonë të shtoni një tjetër diplomë në historinë tuaj. Mikro-kredencialet dhe certifikatat – madje edhe përvoja vullnetare mund të bëjë një ndryshim.
Veproni si një fitues – Nuk ka vend për tu ankuar dhe të shfaqni një sjellje prej viktime në një treg konkurrues të punës. Nëse puna juaj ta shpif, hiqni dorë prej saj. Tregohuni elastik, përqëndrohuni në pikat tuaja të forta dhe qëndroni pozitiv duke qënë se punëdhënësit rekrutojnë për përshtatje kulturore si dhe aftësi. Ata mund ta nuhasin një qëndrim negative kilometra larg. Fokusohuni në suksesin e të tjerëve teksa kultivoni strategjinë tuaj të suksesit. Udhehiqni me kuriozitet dhe tregohuni të etur për të mësuar.
Filloni me vetë-reflektim- Konsideroni të punoni me një këshilltar apo një trajner karriere dhe të shpenzoni kohë të reflektoni mbi vlerat aktuale, interesat, pikat e forta dhe personalitetin tuaj dhe mbi mënyrën se si këto luajnë rol në punë.
Kush ju mbështet? –Mblidhni Bordin Personal të Drejtorëve – individë me të cilët ju mund të shkëmbeni ide dhe të bëni pyetje. Pyesni ata se çfarë mendojnë se ju mund të bëni mirë. Liderët e suksesshëm bëhen edhe më të mirë duke ndihmuar të tjerët.
Hartoni një plan-Jepini vetes leje të ëndërroni më të mirën dhe ruani aftësitë dhe interesat tuaja aktuale në mënyrë që të mund të ndiqni qëllimet që duken sit ë paarritshme. Bëni kërkimet tuaja, hetoni mundësitë, dhe ushqeni rrjetin tuaj përpara se të keni nevojë për të dhe do të ndiheni gjithmonë gati.
Njihni markën tuaj profesionale – Marka juaj profesional luan një rol të madh në suksesin tuaj aktual dhe të ardhshëm. Kanë ikur ditët kur ju identifikoheshit mëe CV tuaj.
Një punë, karrierë, ose një aspiratë- Mendoni me cka nuk mund të jetoni pa bërë dhe mund të zbuloni një mundësi të re të karrierës. Tregohuni i qëllimshëm, kërkoni ndihmë, dhe jepni vetes leje për të ecur përpara. Çdokush mund të sigurojë punë. Një karrierë ka kuptim dhe ju jep kënaqësi dhe aspirata përfundimtare është se kur ajo që bëni për të jetuar nuk ndihet kurrë si punë.
Jeta është shumë e shkurtër që të tregoheni të varfër në karrierën tuaj. Mantra është: Shijojeni karrierën tuaj. Dashuroni jetën tuaj!