Ndërsa kompanitë e tjera kanë ndryshuar pjesë të tregut me një apo dy pikë përqindjeje, ajo që duket se ia ka marrë tregun Sigal është Interalbanian. Marrëveshjet që ka nënshkruar kohët e fundit kjo kompani ne kategorinë “ Sigurimin Zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtimet e tjera në prone” i kanë mundësuar asaj që të rrisë pjesën e tregut nga 9.5% në 18.5%.
Në vlerë absolute, primet e shkruara bruto në sigurimine jo jetës të Sigal kanë rënë me 33%, ndërsa ato të Interalbanian janë rritur me 62%.
Në tërësi , vlera e primeve të shkruara bruto në sigurimin e jo jetës ka rënë me rreth 17%, reduktim që ka ardhur kryesisht nga tkurrja e sigurimit të detyrueshëm motorik, ku të gjitha kompanitë rezultojnë me ulje.
Të gjitha kompanitë, me përjashtim të Interalbanian dhe Eurosig që ka pasur një rritje të vogël, kanë shënuar reduktim të primeve të sigurimit të jo jetës me 20-30%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.