Cilat janë skuadrat e Formula 1 me vlerën më të lartë? Pyetjes është përpjekur t’i japë përgjigje revista Sportico, e cila përpiloi klasifikimin e skuadrave në bazë të vlerës së tyre.
Për këtë renditje u morën parasysh një sërë faktorësh: të ardhurat e çdo skuadre, pasqyrat financiare të marra nga raportet vjetore dhe regjistrat e sipërmarrjes.
Sipas vlerësimeve të Sportico, vlera totale e 10 skuadrave është 15.3 miliardë dollarë.
Ferrari kryeson me 3.13 miliardë dollarë, pavarësisht se nuk e ka fituar titullin Kampion Bote prej 15 vjetësh. Ferrari është ndoshta i “pashitshëm”, por është një ekip njëbrirësh në këtë sport.
Mercedes (me vlerë 2,7 miliardë dollarë) dhe Red Bull (2,42 miliardë dollarë) plotësojnë podiumin, ndërsa Haas F1 Racing renditet i fundit, me vlerë 710 milionë dollarë.
Më poshtë klasifikimi i plotë
Ferrari – 3,13 miliardë dollarë
Mercedes – 2,7 miliardë dollarë
Red Bull – 2,42 miliardë dollarë
McLaren – 1,56 miliardë dollarë
Aston Martin – 1,14 miliardë dollarë
Alpine – 1,08 miliardë dollarë
AlphaTauri – 905 milionë dollarë
Alfa Romeo – 815 milionë dollarë
Williams – 795 milionë dollarë
Haas – 710 milionë dollarë
Pjesa më e madhe e skuadrave të Formula 1 mburren me dhjetëra partnerë tregtarë, ku vlerat e marrëveshjeve mund të variojnë nga një minimum prej 6 shifrash në më shumë se 60 milionë dollarë në vit për sponsorizime si Oracle (Toro Rosso) dhe Petronas (Mercedes).
Haas fiton25 milionë dollarë në vit nga MoneyGram.
Të ardhurat nga sponsorët janë rritur për disa nga skuadrat në vitet e fundit, me rritjen e këtij sporti.
Në Aston Martin, rritja ishte me 1000% që kur Lawrence Stroll e bleu skuadrën në 2018-n; parashikohet se këtë vit do t’i kalojë 220 milionë dollarë.
/ Calcio & Finanza