Prodhimi industrial vazhdon të rritet në Slloveni, tregojnë të dhënat e paraqitura nga Zyra e Statistikave. Ai u rrit me 2.3% nga korriku në qershori, pas regjistrimit të një rritje prej 2.7% në gjysmën e parë të vitit.
Rritja ishte më e lartë në sektorin e energjisë elektrike, gaz dhe furnizimin me avull (6.7%). Prodhimi në këtë sektor është rritur me 43% krahasuar me vitin referencë 2010.
Megjithatë është shënuar një rënie e ndjeshme në miniera dhe gurore, ku prodhimi industrial ra me 11.6%, raporton Sllovenia Times.