Shumë shpejt, Wi-Fi 6 mund të bëhet konkurrenti më i madh i 5G. Gjenerata e gjashtë e wireless, për të cilën ka nisur procesi i certifikimit javë më parë nga Wi-Fi Alliance, do të jetë katër herë më e shpejtë se Wi-Fi 5 dhe do të jetë në gjendje të lidhë me performancë të lartë dhjetëra pajisje njëkohësisht. Aktualisht Wi-Fi përdoret në 13 miliardë pajisje në të gjithë botën dhe mbështet më shumë se gjysmën e trafikut të internetit në botë.
5G përdor banda me frekuencë të lartë, e cila e përhap sinjalin më larg, por që penetrojnë më pak mirë brenda ndërtesave, ndërsa gjenerata e gjashtë e Wi-Fi është ideale për të lidhur pajisje në hapësira të mbyllura.
“Sot, në një familje, me katër persona mesatarisht, janë të paktën katër telefona të lidhur me të njëjtin Wi-Fi, për të mos folur për smartphone, tablet, një apo më shumë PC profesionalë dhe të paktën një TV të lidhur – shpjegon për të përditshmen ekonomike franceze ‘Les Echos’, Christian Gacon, drejtor i rrjeteve fikse në ‘Orange Labs’. Numri i pajisjeve për një familje po rritet më shpejt se niveli i konsumit”. Në këtë kontekst, duke pasur parasysh performancat më të mira në hapësirat e mbyllura, me shumë mundësi Wi-Fi 6 do të shndërrohet në teknologjinë e përsosur për shtëpinë, duke i dhënë zhvillim të mëtejshëm smart home. Ndërsa 5G do të përdoret mbi të gjitha në sektorin industrial, në krye të të cilit do të jetë sektori i automobilave.
Drejt Wi-Fi 6
Wi-Fi 6 do të debutojë brenda këtij viti. Standardi Wi-Fi 6 do të ofrojë përmirësime të ndjeshme në lidhje me kapacitetin, performancën dhe vonesën në gjithë ekosistemin Wi-Fi, veçanërisht në mjedise ku ka shumë pajisje të lidhura njëkohësisht, si stadiume, aeroporte dhe parqe industriale. Chipmarker të shumtë kanë marrë pjesë në programin e testeve për certifikim, ndër to Broadcom, Intel, Marvell e Qualcomm.
Galaxy Note 10 di Samsung është smartphone i parë zyrtarisht i certifikuar për standardin e ri, por edhe iPhone 11 dhe 11 Pro, të cilët sapo kanë dalë në treg, suportojnë të dy Wi-Fi 6.
Burimi: Corriere Comunicazioni