Rimëkëmbja e shpejtë e Eurozonës ishte një nga tregimet ekonomike të vitit 2017 dhe analistët në rajon i kanë thënë Financial Times se presin të njëjtin trend rritës në vitin e ardhshëm.
Një sondazh i FT prej 34 ekonomistësh, i kryer këtë muaj, zbuloi se shumica mendojnë se rritja e rajonit do të mbështetet nga reformat e presidentit Emmanuel Macron në tregun e punës të Francës dhe politikat e mundshme pro-BE-së, nga një koalicion i ri i qeverisë gjermane, si dhe kushtet e dobishme globale.
Mesatarisht, 31 të anketuar presin që ekonomia e Eurozonës të zgjerohet me 2.3 për qind vitin e ardhshëm, me një pakicë që tregon potencialin për një zgjerim edhe më të fortë. Kjo krahasohet me rritjen prej 2.4 për qind këtë vit, sipas parashikimit të fundit të Bankës Qendrore Europiane këtë muaj.
Zgjedhja e Italisë në mars mendohen si një nga rreziqet më të mëdha, thuhet si një gjetje e sondazhit.
Një shumicë dërrmuese gjithashtu mendon se viti 2018 do të jetë viti kur BQE-ja të përfundojë programin e lehtësimit sasior të blerjes së obligacioneve masive. Një pakicë e konsiderueshme prej 34 për qind mendon se rritja do të jetë mjaft e fortë për Bankën Qendrore që t’i japë fund QE-së, e cila është gati të hyjë në vitin e katërt, në shtator.
Pritja e një fundi të QE vjen edhe pse inflacioni pritet të mbetet i dobët, në 1.5 për qind – larg objektivit të BQE, prej afro 2 për qind.