Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se synohet krijimi i një sektori të qendrueshëm të energjisë i cili e favorizon mbrojtjen mjedisit dhe shëndetin. Kjo do të ndikojë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie të përgjithshme shoqërore.
“Me konsensusin e plotë të të gjitha palëve hartuam strategjinë me objektiva të qarta e projekte konkrete që në dhjetë vitet e ardhshme Kosova të ketë furnizim të sigurtë me energji elektrike, me kosto të përballueshme, me ulje të nivelit të emisionimit, me rritje të pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme, si dhe integrim në tregun regjional. Dhe sot bëmë hapin më të rëndësishëm, miratuam Strategjinë e Energjisë 2017-2026”, ka shkruar Stavileci në profilin tij, në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, siguria e furnizimit me energji elektrike është kusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Diversifikimi i burimeve të gjenerimit dhe rritja e investimeve në masat e efiçiencës është kusht për një mjedis më të shëndetshëm”, thekson ministri i MZHE-së Blerand Stavileci. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.