Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ka riorganizuar procesin e trajnimeve që lidhen me Fiskalizimin.
Ky riorganizim konsiston në zhvillimin e trajnimeve të përditshme, nga e Hëna në të Premte, të ndara në 3 seanca me orare të parapërcaktuara, të qendërzuara nëpërmjet platformës Webex.
Administrata Tatimore ka angazhuar në këtë proces trajnuesit dhe ekspertët e saj më të mirë, të cilët do të trajtojnë çështje të ndryshme që lidhen me Fiskalizimin si:
- Baza dhe afatet ligjore
- Certifikimi Elektronik
- Fatura Elektronike
- Përdorimi i Portalit SelfCare
Në këto trajnime, ftohen të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara për këtë proces dhe zbatimin e tij siç janë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence etj.
Të dhënat e seancave të trajnimeve janë si më poshtë:
Seanca e parë: 09:30 – 12:00.
Aksesimi bëhet i mundur nëpërmjet linkut:
https://e-alb.webex.com/e-alb/j.php?MTID=m06ccbff65cd56386a921d885b0886b6c
Meeting number (access code): 163 511 8095
Meeting password: wjFE3MQwe47
Seanca e dytë: 12:00 – 14:30.
Aksesimi bëhet i mundur nëpërmjet linkut:
https://e-alb.webex.com/e-alb/j.php?MTID=mc762869f1857e0dc7f116f9f2c44012d
Meeting number (access code): 163 837 1023
Meeting password: 4mCdTxbyn43
Seanca e tretë: 14:30 – 17:00.
Aksesimi bëhet i mundur nëpërmjet linkut:
https://e-alb.webex.com/e-alb/j.php?MTID=mae64b285a64f1829c5f5fefc51a2cedb
Meeting number (access code): 163 058 3797
Meeting password: HEci8CxJm83
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e konsideron mjaft të rëndësishëm këtë proces dhe për këtë arsye do ta monitorojë në vazhdimësi, me qëllim ofrimin e trajnimeve cilësore me informacione të sakta e korrekte.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.