iPhone Trump
Në kohët e sotme, në treg ekzistojnë pajisje teknologjike me çmime me kaq shumë zero nga pas sa që i bën bizhuteritë tona të papërfillshme. Ky që shohim këtu është i gjithi një iPhone, vetëm se kushton 151 mijë euro.
Ky telefon, i realizuar nga kompania Goldgenie e Emirateve të Bashkuara, është i gjithi në ar dhe përmban 450 diamante, të cilët mbulojnë logon e Apple dhe pjesët anash. Për më tepër në të është e “gdhendur” fytyra e Donald Trump. Siç bëhet e ditur nga kompania, dizajni i telefonit është kërkuar nga një kliente kineze dhe pasi e realizuan, menduan që ta prodhojnë dhe vënë në shitje për të gjithë.
Ar dhe diamant
Përsëri nga Goldgenie vjen një iPhone 7, i gjithi në ar 24 karat dhe 800 diamante, i cili kushton 15 mijë euro.
Përsëri Donald…
Ata që janë përkrahës të Trump mund të blejnë një iPhone të kompanisë ruso-italiane Caviar, kushtuar presidentit të ri. Çmimi është 3 mijë euro.
Është edhe Putin
Për dyqind euro më shumë se iPhone i Trump, Caviar ofron edhe versionin, gjithnjë në ar, me portretin e presidentit rus, Putin.
Më shumë se 1 mln
Telefoni më i ekzagjeruar është Brikk Bespoke Collection, një iPhone 7, i cili ka aq shumë diamante, saqë kostoja e tij shkon në 1,3 mln euro. Një shifër kolosale për një pajisje, që po ta mendosh, pas një viti do të jetë e vjetër.
Më mirë blu…
Çmenduria Trump megjithatë nuk është e fundit. Që nga celularët të parë, shumë kompani kanë krijuar telefona ekskluzivë që të bënin bashkë teknologjinë dhe luksin e shfrenuar. Një ndër më të spikaturat është Vertu, që realizon smartphone Android që kushtojnë më shumë se 10 mijë euro, si për shembull ky Sky Blue. I realizuar me lëkurë viçi dhe titan, ka detaje në ar të kuq dhe kufje në qeramikë të zezë – çmimi është marramendës: 18.500 euro. Jo keq për një telefon, sistemi hardware i të cilit nuk është kaq i jashtëzakonshëm. Të dhënat teknike: Procesor Snapdragon 810 octa-core, 4GB Ram, ekrani 1080p 5,2 inç (428ppi), fotokamera 21 e 2,1 Megapiksel e 64 GB memorie e brendshme.
Siguri absolute
I krijuar për të mbrojtur të dhënat personale, Sirin Solarin Crystal White Carbon Dlc është i pajisur me sisteme kriptografike të nivelit ushtarak, që mbrojnë bisedat tona, për një çmim 15 mijë euro. Për të thënë të vërtetën është telefoni më i avancuar i gjithë smartphonëve luksi. Mbështjellja prej karboni e ngjashme me diamante mbulon një ekran 5,5 inç 2K, ka procesor Snapdragon 810 Octa-core, 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.
Pothuaj 100 mijë euro
Dhe, më së fundi, Goldvish Eclipse, që në versionin Desiring Arcadia – Onyx Alligator shkon në 92.900 euro. Këtu përfshihen edhe taksat. Ky telefon është i përbërë nga 320 diamante dhe lëkurë krokodili, ndërsa në nivel hardware është veç një Android 5,5 inç me procesor Snapdragon Quadcore dhe 64 GB memorie të brendshme.