Një tjetër sondazh mujor i publikuar të premten tregoi se indeksi i besimit konsumator në Francë ra në korrik, ndërsa norma e papunësisë në Spanjë vazhdoi të rritet në tremujorin e dytë, duke arritur 24.63%.
CEPR dhe Banka e Italisë thanë se treguesi i tyre Eurocoin (monedha Euro) — i cili përdoret për të vlerësuar rritjen me bazë tremujore në prodhimin e brendshëm bruto, përjashtuar përbërësit jo-periodikë, si ndryshimet sezonale dhe paqëndrueshmërinë afat-shkurtër—ra -0.24% në korrik nga -0.17% në qershor, niveli më i ulët që nga korriku 2009.
CEPR dhe Banka e Italisë ia dedikuan përkeqësimin kryesisht sondazheve me rezultate negative të bizneseve dhe shtëpive.
Sondazhet e publikuar të mërkurën tregonin se besimi i bizneseve në Gjermani dhe Holandë ra gjatë muajit korrik, edhe pse besimi i bizneseve u përmirësua në Belgjikë dhe besimi konsumator u përmirësua në Itali.
Zyra e statistikave Insee bëri të ditur se indeksi i besimit konsumator ra në 87 në korrik, nga 89 në qershor. Optimizmi i konsumatorëve për standardet e tyre të jetesës në të ardhmen ra 13 pikë në minus 47. Një rënie e tillë nuk është parë që nga nëntori 2007.
Pritshmëritë për papunësinë vijuan të rriten ndjeshëm, bëri të ditur Insee, deri në tetë pikë në korrik duke arritur 75 pas një rritjeje 14-pikëshe në qershor.
Në Spanjë, recesioni çoi në humbje të tjera vendesh pune, edhe pse me një normë më të ulët sesa në tremujorët e mëparshëm. Ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës po vuan flluskën e kredive hipotekore prej një dekade dhe shkurtimet masive të shpenzimeve, ndërsa qeveria përpiqet të mbyllë një hendek të madh në buxhet. Norma e papunësisë në vend është më e larta në zonën e monedhës së përbashkët.
Shifrat zyrtare për tremujorin e dytë do të botohen në 14 gusht, por shumica e ekonomistëve besojnë se ekonomia u tkurr në tre muajt deri në fund të qershorit. Treguesi Eurocoin lë të kuptohet se tkurrja u thellua në fillim të tremujorit të tretë, e çuar zonën e monedhës së përbashkët drejt rrugës së recesionit.