Lufta kundër informalitetit, konkurrencës së pandershme dhe evazionit fiskal, sipas z. Basha ka dhënë dhe efektet e saj, në performancën totale fiskale të Bashkisë, për katër muajt e parë.
“Pa rimbursimin e kasës fiskale, që ishte një komponent i madh i performancës fiskale të Bashkisë së Tiranës, në periudhën janar-prill 2011, kjo administratë ka arritur në këtë periudhë të mbledhë 7% më shumë.
Nëse llogarisim edhe performancën e kasës fiskale, duket qartë se trajtimi i qytetarëve të barabartë para ligjit, politika e mosrritjes së taksave, moslejimit të informalitetit, zbardhja sa më e saktë e xhirove pa favorizim por edhe pa frikë, për të gjetur të vërtetën sipas ligjit, i ka dhënë qytetarëve të Tiranës, publikut të kryeqytetit, qytetit të Tiranës, të ardhura shtesë të cilat sot dhe nesër përdoren për nevojat e tyre (riparime rrugësh, shtim të hapësirave të gjelbra, ndërtim shkollash të reja) dhe investime të tjera që kanë si qëllim rritjen e qëndrueshme ekonomike, krijimin e shanseve për punësim, veçanërisht për brezin e ri dhe ndërtimin e një Tirane moderne Europiane”, deklaroi Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.