Bursat filluan me çrregullime por më të qëndrueshëm ndërsa investitorët kapërdinë një grumbull të madh fitimesh korporatave pasi kishin përjetuar disa ditë humbjesh, të shkaktuara kryesisht nga rizgjimi i shqetësimeve për eurozonën.
Por lajmet se presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi tha se do të bënte “çfarëdo të jetë nevoja” për të ruajtur euron dhe se zgjidhja e problemit të rritjes së kostove të borxhit do të ndodhë vetëm me mandat të BQE-së, ka rritur ndjeshëm monedhën e bashkuar, bursën dhe mallrat, ndërsa ka ulur yield-et e bonove “periferike”.
“Asetet e sigurta” po shiten. Indeksi i dollarit është ulur 0.8%, ndërsa bonot referencë të Gjermanisë dhe SHBA-ve po bien, duke rritur yield-et me disa pikë bazë.
Komentet e Z. Draghi erdhën një ditë pasi antari i BQE-së Ewald Nowotny tha se ka arsye për të lejuar Mekanizmin Evropian të Qëndrueshmërisë, fondin e përhershëm të shpëtimit të bllokut, të marrë kredi pa kufi nga BQE-ja.
Këto komente i kanë bindur disa tregtues se BQE-ja shumë shpejt do të reagojë për të siguruar që kostot e borxhit të vendeve me probleme fiskale do t’i kalojnë nivelet e papërballueshme– çka mund të përfundonte në shpërthimin e një epidemie në eurozonë.
Kjo do t’i hiqte një peshë të rëndë atmosferës globale dhe aktivitetit ekonomik – ilustrimi më i fundit i kësaj erdhi nga Koreja e Jugut jo më larg se të enjten, e cila bëri të ditur se eksportet e dobësuara lanë shkaktuar rritjen më të ngadaltë të PBB-së tremujor në tre vitet e fundit.
Reagimi i tregut ndaj komenteve të Draghi-it ka qenë padyshim e vrullshme.
Euro po fiton 1& duke arritur në 1.2278$ dhe yield-et e bonove të atyre vendeve që konsiderohen si vendet në vijën e zjarrit përballë zemërimit të investitorëve kohët e fundit po bien me shpejtësi.
Yield-et 2-vjeçare spanjolle, të cilat ndoshta ofrojnë njësinë matëse më të mirë për shqetësimet e tregut lidhur me perspektivën e një pakete shpëtimi për Madrid-in, po bien 61 pikë bazë në 5.81%. Të mërkurën, ato kishin fluturuar në 7.15%.
10-vjeçaret spanjolle, të cilat këtë javë arritën kulmin e epokës së euros me 7.75%, ranë 28pb në sesionin e fundit në 7.1%, ndërsa 10-vjeçaret e Italisë janë ulur 36pb në 6.09%.