Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka fituar pikë kundrej dollarit i cili ka rënë me 0.86 lekë, duke u këmbyer me 132.49 lekë.
Ndërsa euro është rritur me 0.07 lekë duke u kembyer me 140.50 lekë.
Ashtu siç pritej, edhe në tregjet ndërkombëtare dollari ka shënuar një rënie me 0.1 % gajtë ditës së sotme.
Ndërsa monedha euro është rritur me 0.2 % duke u këmbyer me 1.0589 dollarë për euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.