AKP-ja e cila menaxhon “Trepçën”, në datë 8 nëntor të vitit të kaluar shpalli “moratoriumin” e ri, duke vënë në mbrojtur asetet e saj nga proceset gjyqësore të iniciuara nga kreditorët. Në atë moratorium ishte përcaktuar afati 360 ditor, kohë në të cilën do të duhej të bëhej edhe njoftimi për pranimin e kërkesave nga kreditorët. Por, të gjitha kërkesat që janë bërë deri tani nuk vlejnë. Çdo pretendues do t’i drejtohet AKP-së për të bërë kërkesën sipas afateve të parashikuara në ligj mbi riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta dhe pasurive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.