Turqia ka të ngjarë të bëhet qendër e gazit natyror me terminalet e saj të LNG (gazit të lëngshëm natyror) në kufi të Greqisë dhe Bullgarisë, sipas një zyrtari nga Botas, kompania shtetërore turke e tubacionit të gazit.
Botas do të ndërtojë një tubacion të ri gazi natyror në qarkun veriperëndimor turk të Corlu deri në prill 2015. ‘Pas përfundimit të ndërtimit të tubacionit, do të rritet gjithashtu kapaciteti i gazit natyror në Greqi,’ tha Ünal, ekspert I transmisionit të gazit për Botas, duke shtuar se përveç marrëveshjeve aktuale të gazit natyror, Turqia mund të shërbejë si një lidhje për transferimet e gazit natyror drejt Evropës.
‘Terminalet LNG të Turqisë kanë qasje ndaj palës së tretë, që do të thotë se vendet evropiane do të mund të përdorin terminalin tonë LNG për gazifikim, ‘tha ai.
Turqia ka dy terminale operacionale LNG aktualisht, në rrethin Marmara të Eregli dhe në rrethin e Egjeut të Aliaga
Turqia aktualisht importon 4 miliardë metra kub LNG nga Algjeria në vit dhe 1.2 miliardë metra kub LNG nga Nigeria nëpërmjet terminaleve të saj LNG.
Për Turqinë, LNG është faktori kyc për t’u bërë një nga shpërndarësit më të rëndësishëm të energjisë mes Lindjes së Mesme dhe Evropës, së bashku me tubacionin trans-anatolian, Trans-Anatolian Pipeline (TANAP), që do të sjellë gazin e Azerbaixhanit nga Shah Deniz nëpërmjet Turqisë dhe drejtuar në tregjet evropiane.