Turqia u rendit e 22-ta në botë për investimet e huaja direkte (FDI) në vitin 2014, duke tërhequr rreth 12.5 miliard dollarë. E renditur më pare në vendin e 26-të, vendi u rrit në radhë me 4 pika pavarësisht nga rënia globale në IHD vërejtur vitin e kaluar, sikundër është shpallur nga një raport i OKB-së të mërkurën.
Vendi renditet edhe i 12-ti në vendet në zhvillim, dhe kryeson në vendet perëndimore aziatike (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irak, Jordani, etj), sipas raportit të bërë public nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD).
Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, KryetarI i Shoqatës Ndërkombëtare të Investitorëve të Turqisë (YASED) me qendër në Stamboll, Ahmet Erdem tha se sigurimi i një klime të qëndrueshme dhe të parashikueshme për investime në Turqi, do e mbajnë vendin të orientuar drejt synimeve të tij ekonomike në të ardhmen.
Raporti tregon se kompanitë e huaja në Turqi investojnë përsëri në vend, dhe nuk I riatdhesojnë fitimet e tyre.