Nëse mendoni se grupmosha nga 18 deri në 35 vjeç janë të interesuar të marrin pjesë vetëm në parti gjigande, pube, locale, e keni gabim. Ka shumë të rinj të kësaj grupmoshe që janë të interesuar për të udhëtuar dhe për të vizituar disa prej mrekullive të botës.
I tillë është edhe udhëtimi që do të nisë në mars të vitit tjetër dhe që përbehet pikërisht nga njerëz të grupmoshës së përmendur më lart.
Ky udhëtim, i cili do të zgjasë plot 82 ditë shoqërohet me një kosto e cila nuk mund të përballohet nga kushdo. Një udhëtim i tillë kushton 15, 000 paund.
Ndalesa e parë do të jetë në Delhi të Indisë, ku do të vizitohet Taj Mahali.
Më pas të gjithë do të udhëtojnë për të shkuar në Kinë, dhe për të vizituar Murin e Madh Kinez.
Pas Kinës, destinacioni i rradhës është Meksika, në mënyrë të tillë që të gjithë turistët që marrin pjesë në këtë udhëtim të vizitojnë rrënojat e qytetërimit të vjetër të Majave, Chichen Itza.
Ndalesa e rradhës pas Meksikës, është Machu Pichu në Peru, më pas do të shkojnë në Brazil dhe do të vizitojnë statujën e Krishtit. Qyteti antic i Petras në Jordani është ndalesa tjetër pas Brazilit, ndërsa ndalesa e fundit është Italia, ku të gjithë turistët do të kalojnë 12 ditët e tyre të fundit nga ky udhëtim dhe do të vizitojnë Firencen, Venecian, Milanon dhe Romën.
Në pagesën prej 15,000 paundësh përfshihen hyrjet falas në të gjitha prej pika të përmendura më sipër në secilin shtet, akomodimi për të gjitha nëtët e qëndrimit në të gjitha shtetet dhe vaket e ushqimit.
Ky udhëtim ka të përfshirë edhe guidën gjatë gjithë udhëtimit dhe transportin brenda qyteteve të ndryshme.
Burimi: Daily Mail