Ulja e tatimit në fitim të korporatave nga 20 % në 10 %, katër vjet më parë kishte si synim edhe uljen e normave të interesit në sistemin bankar dhe dinamizmin e ekonomisë. Por, bankat nuk i ulën kamatat, kurse fitimi nga diferenca prej 10 % u mbajt prej tyre dhe nuk ndihmoi. Këshilltari i lartë në Ministrinë e Financave, Menderes Ibra thotë se “ është pritur një ulje e tillë, por me keqardhje konstatohet se deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur”. Edhe kreu i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se kjo çështje duhet të trajtohet në instancat më të larta të qeverisë, pasi kjo ka qenë një ulje që ka ndikuar në buxhet. “Është e vërtetë që me presionet e Odës Ekonomike dhe të shoqatave të ndryshme është ulur tatimi i fitimit në 10% me të vetmin qëllim që edhe normat e interesit të ulen, ndoshta jo në të njëjtën shkallë, por në një farë përqindjeje”. Për këtë sipas tij duhet të japin shpjegim Ministria e Financave dhe Banka Qendrore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.