Urat, të cilat janë përdorur që nga epoka e neolitit, janë struktura pragmatike që shpeshherë janë thjesht dhe vetëm të dobishme –të ndërtuara prej guri, betoni apo çeliku – duke ofruar kështu mënyrën më të lirë për të mundësuar kalimin mbi një humnerë ose një rrjedhë uji.
Që kur u ndërtuan urat më të hershme – me gjasë nga trungje dhe shkëmbinj të rënë – kombinimi i teknologjisë së përparuar dhe rritja e interesit për estetikën e mjedisit urban kanë sjellë rritjen e kompleksitetit në projektimin e këtyre veprave publike.
Disa nga veprat më të mëdha të inxhinierisë dhe të arkitekturës në botë janë pikërisht urat. Ura më e lartë në botë, Viaduct Millau në Francë, balancon elegancën dhe dobinë, me kalatat e saj prej 250 metrash dhe tetë harqet me kabllo të varura mbi luginën e gjelbëruar të lumit Tarn, duke dëshmuar se njeriu nuk ka nevojë të sakrifikojë bukurinë për prakticitetin.
24/7 Tempo ka përgatitur një koleksion të disa prej urave më të bukura në botë duke rishikuar qindra imazhe të urave –përfshirë platformat e hekurudhave dhe vendkalimet për këmbësorët – me arkitekturë inovative dhe një panoramë të mrekullueshme të natyrës.
Urat e zgjedhura shtrihen në gjashtë kontinente (duke përjashtuar vetëm Antarktidën) dhe variojnë nga urat e varura me kabllo, deri te viaduktet dhe tek urate harkuara prej çeliku ose prej guri.
Disa prej tyre janë dëmtuar nga përmbytjet apo luftërat e ndryshme, dhe janë rindërtuar ose riparuar sipas projektit të tyre origjinal. Disa nga urat më të vjetra janë ato europiane, që datojnë në shekujt XV dhe XVI, me pamjet përreth të arkitekturës mesjetare dhe të rilindjes.
Rialto Bridge
Vendndodhja: Venecia, Itali
Përfunduar në: 1591
Brooklyn Bridge
Vendndodhja: New York City, New York
Përfunduar në: 1883
Golden Bridge
Vendndodhja: Da Nang, Vietnam
Përfunduar në: 2018
Sydney Harbour Bridge
Vendndodhja: Sidnej, Australi
Përfunduar në: 1932
Stari Most
Vendndodhja: Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë
Përfunduar në: 1557/2004
Khaju Bridge
Vendndodhja: Isfahan, Iran
Përfunduar në: 1650
Puente de la Mujer
Vendndodhja: Buenos Aires, Argentinë
Përfunduar në: 2001
Dona Ana Bridge
Vendndodhja: Mozambik
Përfunduar në: 1934
Pont Alexandre III
Vendndodhja: Paris, Francë
Përfunduar në: 1900
Golden Gate Bridge
Vendndodhja: San Francisko, Kaliforni
Përfunduar në: 1937
Octávio Frias de Oliveira Bridge
Vendndodhja: São Paulo, Brazil
Përfunduar në: 2008
Chengyang Wind and Rain Bridge
Vendndodhja: Liuzhou, Kinë
Përfunduar në: 1912
Tower Bridge
Vendndodhja: Londër, Angli
Përfunduar në: 1894
Kintai Bridge
Vendndodhja: Iwakuni, Japoni
Përfunduar në: 1673
Charles Bridge
Vendndodhja: Pragë, Republika Ҫeke
Përfunduar në: 1402
The Root Bridges
Vendndodhja: Cherrapunji, Indi
Përfunduar në: N/A
Millau Viaduct
Vendndodhja: Creissels, Francë
Përfunduar në: 2004
Water Canal Bridge
Vendndodhja: Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Përfunduar në: 2017
Landwasser Viaduct
Vendndodhja: Graubünden, Zvicër
Përfunduar në: 1902
Bixby Creek Bridge
Vendndodhja: Kaliforni, SHBA
Përfunduar në: 1932
The Helix Bridge
Vendndodhja: Singapor
Përfunduar në: 2010
Széchenyi Chain Bridge
Vendndodhja: Budapest, Hungari
Përfunduar në: 1849 / 247wallst
bukur shume