Një vaksinë kundër koronavirusit, nëse zhvillohet me sukses, nuk do të bëhet e detyrueshme në Mbretërinë e Bashkuar, tha sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock për BBC News.
Komentet e Hancock vijnë një ditë më pas, pasi zëdhënësi i Kryeministrit konfirmoi se 10 milionë doza të vaksinës kandidate të kompanisë farmaceutike Pfizer do të prodhoheshin dhe do të viheshin në dispozicion të Mbretërisë së Bashkuara deri në fund të vitit 2020, nëse miratohet nga rregullatorët.
Deri më tani Britania ka prokuruar/siguruar 40 milionë doza të vaksinës kandidate, tha zëdhënësi.
“Ne nuk po propozojmë ta bëjmë këtë të detyrueshëm, sepse ne mendojmë se shumica dërrmuese e njerëzve do të dëshirojnë ta kenë atë,” tha Hancock.
Kur u pyet nëse fëmijët do të duhet të vaksinohen, Hancock tha se vaksina “nuk është për fëmijë” pasi ata kanë një “ndjeshmëri shumë të ulët” ndaj virusit.
Hancock shtoi se “më të prekshmit” do të kenë përparësi, të tilla si ata që jetojnë ose punojnë në shtëpitë e kujdesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
“Sa më shpejt të mund të mbrojmë ata që janë më të rrezikuar, aq më lehtë do të jetë të jemi në gjendje të kemi besim, të jemi në gjendje të ndërmarrim hapa që do të lejojnë që jeta të kthehet në normalitet,” tha Hancock.
Lexo edhe këtë:
Vaksina Covid-19 e Pfizer dhe BioNTech rezulton të jetë 90% efektive