Emri i tij, për pjesën më të madhe të njerëzve nuk thotë asgjë.
Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ata superpasanikë të cilët janë të gatshëm për të shpenzuar mijëra euro për celularë.
Po flasim për Vertu, një kompani britanike e specializuar për prodhimin e smartphone luksi. Pas Vertu Constellation, që kushtonte 5 mijë euro, shoqëria anglosaksone rikthehet në treg me një telefon të ri prej 360 mijë dollarësh!
Karakteristika të Vertu Cobra
Harrojini për një moment smartphone-t. Në pamje të parë është një telefon normal, nga ata që përdornim dhjetë vjet më parë. Për edicionin e ri të quajtur Vertu Signature Limited Edition, kompania ka prodhuar vetëm 8 ekzemplarë.
Telefoni do të ketë bateri 1200 mAh, e cila do të zgjasë rreth pesë orë (dimensionet: 130 x 42 x 13 mm; pesha rreth 238 gramë).
Nëse specifikat teknike nuk e justifikojnë çmimin stratosferik, përse ky celular kushton 360 mijë dollarë?
Për dy arsye: materialet e përdorura dhe mënyra e dërgimit të tij. Celulari ka në pjesën e përparme 439 rubinë, 2 smeralde dhe 1 diamant të bardhë. Këta gurë të çmuar, të cilët janë punuar me dorë, gjenden si në tastierë edhe në trupin e gjarprit që rrethon celularin
Edicion super i limituar
Ky celular është projektuar në bashkëpunim me Boucheron, një kompani franceze që krijon aksesorë të çmuar. Siç e thamë, një ndër arsyet pse ky telefon është kaq i kushtueshëm është mënyra e dërgimit.
Do të jenë 8 kinezë me fat të cilëve shoqëria Vertu Cobra do t’ua dërgojë telefonin duke përdorur helikopter (telefoni do të shitet vetëm në kontinentin aziatik).