Vlerësimi i aftësisë së kufizuar në reformim, 725 milionë lekë në 2019

11/06/2019 2:12 PM 0 komente

Të paktën 725 milionë lekë do të jetë  për 2019-ën kostoja e zbatimit të reformës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar në  sistemin  e mbrojtjes sociale dhe zbatimi i plani i veprimit 2019–2024. Dokumenti i miratuar në qeveri dhe i publikuar tashmë në Fletoren Zyrat e nënvizon se nga zbatimi i reformës preken mbi 141 persona që janë  njohur  zyrtarisht  që  kanë  një aftësi të kufizuar. “Nga  këta,  73  425 persona  janë  invalidë  pune  që  përfitojnë  si  nga pagesat  e  sigurimeve  shoqërore  ashtu  edhe  nga pagesat shtesë të skemës së mbrojtjes sociale dhe 68  315  fëmijë  e  të  rritur  që  marrin  pagesat  e aftësisë  së  kufizuar  dhe  përfitime  të  tjera  në sistemin  e  mbrojtjes  sociale.  Nga  këta  të fundit, 19 060 persona (28%) marrin edhe pagesë për të mbuluar  shërbimin  e  ndihmësit  personal  që  më parë është quajtur shërbimi i kujdestarisë” sqarohet në dokument.

I njëjti nënvizon se është e nevojshme që të bëhet një reformim i vlerësimit të aftësisë së kufizuar pasi aktualisht ajo shfaq probleme të shumta që lidhen me që  lidhen  me  kriteret,  procesin  dhe administrimin e  sistemit  të  vlerësimit  të  aftësisë së kufizuar.

“Procesi  aktual  i  vlerësimit9është  i  gjatë  e  i komplikuar.  Ai  është  i  ndryshëm  për  aftësi  të kufizuara   të   ndryshme10,   i   komplikuar   për kërkuesin e përfitimeve dhe jo eficient, i vështirë për t’u menaxhuar nga pikëpamja administrative, dhe i kushtueshëm” thuhet në dokument.

Kjo ka të bëjë me faktin që procesi përfshin disa hapa ku së pari pajisja  me  fletëdrejtimi  për  në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë  (KMCAP)  nga  institucione  shëndetësore me  shtretër,  me  përjashtim  të  të  verbërve  që pajisen   nga   Komisionet   Mjeko   Ligjore   dhe personave me probleme të shëndetit mendor nga Qendrat  Komunitare  të  Shëndetit  Mendor  apo pajisja me epikrizë për personat që rikomisionohen. Së dyti përcjellja  e  dokumentacionit mjekësor  dhe  administrativ  nga  administratori shoqëror i pushtetit vendor nën juridiksionin e së cilës  është  banor  individi,  pranë  KMCAP. Së treti vlerësimi    i    dokumentacionit    nga    mjeku    i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Së katërti  komisionimi   dhe   marrja   e   vendimit   nga KMCAP,  i  ngritur  nga  Instituti  Sigurimeve Shoqërore. Së pesti informimi  për  vendimin  e  marrë nga    Drejtoria    Rajonale    e    Shërbimit    Social Shtetëror. Së gjashti kalimi   i   informacionit   dhe dokumentacionit   përkatës   për   administrim   në njësinë  e  vetëqeverisjes  vendore  nga  Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

Komisioni në shumë raste vlerësohet se ka një fluks të jashtëzakonshëm çka rezulton që në një ditë mund të trajtohen nga 150 në 200 raste.

Për të ndryshuar pikërisht këtë panoramë është vendosur që të ndiqen disa hapa që synojnë edhe reformimin sipas dokumentit. Kështu deri në dhjetor të vitit 2019  synohet që të jenë ngritur 5  komisione  shumëdisiplinore  të  vlerësimit  të aftësisë  së  kufizuar  në  qarkun  e  Tiranës.   Deri në qershor 2020 6 komisione të tjera për  qarqet  Durrës  dhe  Elbasan dhe   deri  në dhjetor  2024  edhe  17  komisione  të  tjera  në  9 qarqe të tjera të vendit.

Po kështu është menduar rritja e transparencës së skemës, përmirësim i regjistrit si dhe komisione të shqyrtimit të ankesave.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of