Korporata yahoo ka arritur marrëveshjen për të shitur bizneset kryesore të rrjetit tek Verizon Communications për 4.8 miliardë dollarë, duke i dhënë fund periudhës 20 vjeçare si një kompani e pavarur, që e mori biznesin në fazat e para të krijimit nga Universiteti i Stanfordit, në kohën kur edhe internet ishte në fazat e para të tij, për të lënë pas dhe rivalet e tij si Google dhe Facebook.
Marrëveshja përfshin pasuritë e paluajtshme të Yahoo, por përjashton disa nga pronat intelektuale, të cilat do të shiten veçmas. Yahoo do të lihet pjese me aksionet e saj në Grupin e Alibaba Holding dhe e korporatës Yahoo Japan, me një vlerë të kombinuar tregu rreth 40 miliardë dollarë.
Verzion do t’i shtojë Yahoo-së shërbimet e webit, që akoma gjenerojnë 1 miliardë përdorues, përfshirë email-in, lajmet, përmbajtjet sportive dhe mjete financiare. Përhapësi më i madh amerikan i wireless-it, gjithashtu po blen asete të vogla por me rritje të shpejte, që përfshijnë aplikacionet për celularë dhe teknologjinë e reklamave për video.
Aksionet e Yahoo-s u mbyllën 1.4% më lart të premten, duke i dhënë kompanisë një vlerë tregu prej 37 miliardë dollarë. Akosionet e Yahoo-së janë rritur me 18.4% deri tani, për këtë vit.
Edhe kompani Verizon, e mbylli ditën me 1.3% më lart, me çmimin 56.10 dollarë. Vlera e tregut e kompanisë është 229 miliardë dollar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.