Kush do të deklarojë shumat monetare të palegalizuara, për t’i futur në sistemin bankar do të paguajë taksë. Tarifë legalizimi do të paguajnë edhe bizneset.
Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend, se taksa do të jetë e favorshme dhe se kush nuk deklaron të ardhurat brenda afateve nuk përfiton nga amnistia.
“Aministia do të një komision, një taksë shumë të favorshme, siç janë të gjitha amnistitë në planet. Do të ketë një afat të caktuar. Nëse nuk deklarohen kundrejt afatit ato do të sekuestrohen, nuk do të ketë tolerancë do të konsiderohen para kriminale. Do të vijë shumë shpejt në Parlament. Do të konsultohet me grupet e interesit, për t’u bërë më pas përpjekje për konsolidimin e ekonomik.
Aministia që pritet t’i dërgohet për miratim Parlamentit përfshin legalizimin e të ardhurave të padeklaruara të emigrantëve dhe biznesit të vogël. Sipas Ramës jashtë amnistisë do të mbetet të ardhurat e kriminalitetit, prostitucionit, të ardhurat e paligjshme të gjykatësve, prokurorëve dhe zyrtarëve
“Do të formalizohet të ardhurat nga puna, si dhe formalizimi e aseteve të tyre. Dimë që shumë asete janë të paformalizuara, dhe jo nën emer të vërtet. Duhet të formalizohen në mënyrë që të mos jetë objekt i ligjjit të aseteve kriminale.
Nuk mund të mbajmë më në kurriz peshën 30 vjeçare të aseteve kriminale. Ne kemi nisur punën për sekuestrimin e tyre dhe dosjet po trajtohen nga SPAK. Askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL-së dhe drejtësisë.
Për të njohur të drejtën e formalizimit të parave, që vijnë nga puna e emigrantëve që për shumë arsye nuk kanë deklaruar të ardhurat. kursimet e ndershme duke hapur rrugën e futjes së tyre në banka.
Amninistia përjashton të ardhurat e krimit. Të gjygjtarëve dhe familjarëve, të policive dhe familjeve, për zyrtarët nuk do të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme.
Për gjygjtarët dhe prokurorët që janë subjekt i deklarimit të pasurive, I takon institucioneve të drejtësisë të hetojnë pasuritë e tyre.
Rama tha se aministia e përgjithshme do të jetë fiskale dhe penale. “Do të votohet këtu me 84 vota, dhe nuk mund ta kthejë njeri mbrapsht”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.