Së fundmi arkeologët kanë zbuluar qytetin 2,500 vjeçar në Greqi.
Ekspertët ngë Universiteti i Gothenburgut dhe Bournemouthit filluan me eksplorimin e disa gërmadhave në një fshat të quajtur Vlochos, rreth 300 km në Veri të Greqisë.
Vetëm disa prej këtyre gërmadhave ishin të njohura, duke lënë në hije të gjithë pjesën tjëtër, ose një qytet të tërë.
Ky qytet 2,500 vjeçar është lehtësisht i dukshëm gjatë një ditë me diell, sepse nëse koha është më mjegull ai humbet në të dhe zhduket.
Grupi i arkeologëve të dy universiteteve të mësipërme u shprehen së ranë në kontakt me këtë qytet të lënë në harresë në sajë të një projekti tjetër që kishin në një zonë këtu afër dhe fakti se përse ky qytet nuk është zbuluar nga asnjë njeri tjetër deri më sot mbetet mister.
Grupi i arkeologëve gjetën pjesë të mbetura kullash, mure që rrethonin qytetin, porta të qytetit etj.
Ata shpresojnë që të shmangin gërmimet dhe të përdorin metoda të tjera si penetrimi i tokës më radar, gjë kjo që do t’i krijojë atyre mundësinë për ta ruajtur këtë pasuri kështu siç e gjetën.
Gjatë fazës së parë të kërkimeve ata gjetën një pjesë të mbetur të një vazoje antike dhe monedha të cilat datojnë rreth vitit 500 para lindjes së Krishtit.
Faza e dytë e kërkimeve të projektit është lënë për në gusht të këtij viti.