Perspektivat e Zvicrës për të arritur në fazën eliminatore të Kupës Botërore të futbollit varen nga një çështje që ka përcarë vendin: emigracioni.
Pesëmbëdhjetë anëtarë nga 23-lojtarë të skuadrës, që do të përballen me Honduras sot në ndeshjen finale të grupit të Zvicrës, kanë prindër ose gjyshër që nuk kanë lindur në vend, sipas të dhënave të hartuara nga James Offer of Codehesive Production, një projektuesi i pavarur vizual. Kjo është më shumë se secili prej 31 kombeve të tjera konkurruese në Brazil – përpara SHBA-së, e cila ka 14 lojtarë të lindur jashtë vendit ose me një prind apo gjysh të huaj.
Mbështetja e skuadrës kombëtare zvicerane tek emigrantët vjen si pasojë e futjes në sistem, nga vendi, të kuotave për të huajt pasi votuesit në shkurt aprovuan masën për të ‘ndalur emigracionin masiv’ me një shumicë prej më pak se 20,000 votash. Edhe në këto kushte, tifozët zvicerane të futbollit e mbështesin ekipin e tyre, quajtur me dashuri Nati.
‘Pa emigrantët tanë ne do të kemi probleme për t’u kualifikuar në Kupën e Botës,’ tha për reporterët në qershor trajneri i kombëtares Ottmar Hitzfeld, që vetë është një qytetar gjerman. ‘Zvicra është e kënaqur me këta emigrant që janë integruar fare mirë. Kjo është dicka e mirë për të gjithë Zvicrën.”