Sot, komunikimi është krejtësisht i natyrshëm përmes email. Ne i përdorim në raste e aplikimit për punë – dorëzojmë letra dhe CV, për t’iu përgjigjur punëdhënësit, dhe paraqesim letra falendërimi pas-interviste. Për fat të keq, përdorimi i varfër i rezultateve të komunikimit me email ka raste që nuk krijon përshtypje të mirë tek punëdhënësit ndaj ose punëkërkuesi neglizhohet dike mor siguruar vëmendjen e duhur.
Këtu gjenden disa këshilla mirësjellje për email-et profesionale ndërsa jeni duke kërkuar punë.
Njihni audiencën tuaj.
Ashtu si çdo komunikim, njihuni me audiencën tuaj. Ju mund të përshtaasni informacionin dhe tonin në mënyrë që të angazhoni lexuesin. Pra, përoara se të shkruani një email, mendoni nëse punëdhënësi është një firmë ligjore ku ju duhet të ‘navigoni’ në anën konservatore të komunikimit apo një biznes ivogël fillestar ku kultura është disi informale?
Mbërtheni dhe angazhohuni me linjen e subjektit
Kur aplikoni për punë me e-mail, ju mund të jeni një ndër qindra aplikantë. Për të sigruruar vëmendjen e punëdhënësit, linja juaj e subjektit të email ka nevojë të ‘lexohet’ ndryshe.
Ka të bëjë me ta, jo me ju.
Shumë njerëz tregojnë historinë e tyre: kam filluar këtu dhe shkuar atje dhe tani po kërkoj për .. ‘gabim i madh. Punëdhënësit nuk i intereson – ata duan vetëm të dinë se pse duhet të të marrin në konsideratë. Pra, bëni që komunikimi të flasë për atë që ju mund të përcillni plotësuar me deklaratat dëshmish që tregojnë se ku e keni bërë më parë.
Dërgoni një mesazh të shkurtër dhe konciz.
Punëdhënësit i kushtojnë cdo CV-je vetëm disa sekonda, kështu që është e pamundur që ata të duan të lexojnë një mesazh të gjatë email. Përgatisni një mesazh konciz dhe përdorni paragrafë të shkurtër.
Dorëzojeni në kohën e duhur.
Ju nuk e dini kurrë se do të jetë person ai që do e përcjellë cdo email apo në ose në qoftë se çdo gjë menaxhohet përmes një sistemi kompjuterik të përgjedhjes së aplikantëve (Applicant Tracking System ). Me qëllim që të zvogëloni mundësinë tuaj ‘për të humbur barkën’, aplikoni sa më shpejt të jetë e mundur.